LAJMI I FUNDIT:

Paunoviqi beson në ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit

Paunoviqi beson në ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit

Shefi i komisionit malazez për demarkacionin me Kosovën, Millan Paunoviq, ka thënë se “shpreson që situata lidhur me kufirin do të zgjidhet në mënyrën e dakorduar më herët”.

“Paralajmërimet e mediave se kryeministri i ri i Kosovës paralajmëroi se do të propozojë formimin e komisionit të ri, nuk duhet komentuar, pasi që Mali i Zi nuk është i njoftuar zyrtarisht lidhur me këtë”, ka thënë Paunoviq.


Ai ka shfaqur besimin se në Prishtinë do të arrihet marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes.

Haradinaj, pas marrjes së detyrës si kryeministër, shkarkoi Komisionin për demarkacionin me Malin e Zi dhe vendosi Shpejtim Bulliqi në krye të ekipit të ardhshëm, i cili do të merret me këtë problem.

Mali i Zi disa herë viteve të fundit ka bërë të ditur se sa i përket Podgoricës, puna rreth demarkacionit ka përfunduar dhe se ratifikimi i marrëveshjes është problem i Prishtinës zyrtare.