Ermal Mamaqi është pa diskutim një personazh televiziv shumë i dashur për publikun.
Kjo sepse zhanri i humorit është shumë i pëlqyer dhe masiv për mënyrën se si e tërheq audiencën dhe, e dyta, për veçantinë që ka krijuar Ermali si personazh.
Ai ka zgjedhur të bëjë shpesh naivin, i cili nuk i “kupton” disa gjëra dhe i mëson ato nëpërmjet bashkëbisedimit me të ftuarit. Reagimet dhe batutat e tij në këtë kontekst, pa dyshim që shkaktojnë shumë humor. Kjo gjetje e ka bërë Ermalin personazhin e gjithëpëlqyer, nga fëmijët e deri te të moshuarit, duke zbuluar formulën magjike që, sa më i drejtëpërdrejtë dhe i pakomplikuar të jesh, aq më shumë popullaritet do fitosh.
Por ky është personazhi i Ermal Mamaqit, jo Ermali vetë. Ermal Mamaqi i vërtetë është një njeri me dhunti të lindura si sipërmarrës, serioz dhe tepër inteligjent.
Një nga intervistat më të bukura që ai ka dhënë në televizion dhe ku ndër të rrallat herë nuk bënte humor, ka qenë ajo me Arian Çanin. Ermali tregoi se që i vogël ka dalë të shesë në rrugë në mënyrë që të ndihmojë familjen e tij, të ndihmojë të ëmën që të mos bënte punë të rëndomta në kohën e ndërrimit të sistemeve.
Ky ishte leksioni i parë i jetës; pra duhet të përpiqesh, që t’ia dalësh! Sot, ai së bashku me bashkëshorten Amarda Toska kanë ndërtuar një biznes super të sukesshëm, “Ami Event”. Pak muaj më parë festuan 10-vjetorin e krijimit, gjë që na bën të kthehemi prapa në kohë dhe të kujtojmë se ishin fare të rinj kur e nisën atë punë dhe intuita për zgjedhjen e aktivitetit, vullneti dhe këmbëngulja për t’ia dalë, i dha frytet e veta.
Thonë që Ermali edhe programin e tij “Xing me Ermalin” e ka bërë shumë fitimprurës, duke marrë përqindjet e reklamave të emisionit të tij.
Ky është modeli i përkryer i njeriut që di të jetë karizmatik në ekran, të të bëjë të qeshësh, ndërkohë që vetë ai është superserioz teksa mendon; “Cili do të jetë hapi i radhës për të fituar më shumë”? Natyrisht që ia vlen të provosh shumë, sidomos kur ke gjetur çelësin e suksesit, kur ke ecur disa herë drejt atij destinacioni. Dhe Ermali ka bërë një provë të re. Rreth 10 muaj më parë, ai ka hapur një biznes të ri, i cili quhej “Adfinitas”.
Biznesi kishte si objekt ndërmjetësimet online të lidhjeve në çift, një fushë që ka shumë lidhje me atë që bën aktualisht, sepse të kesh një agjenci eventesh ku më së shumti merresh me martesa, normalisht të intereson që të martohen sa më shumë njerëz. Por që të martohen, duhet më parë të njihen, qoftë edhe online! Si ide duket interesante, por mbase për impenjimin që ka pasur, apo për ndonjë arsye tjetër, në QKR ky biznes rezulton me status të pezulluar prej një muaji.
Mbase njerëzve u mjaftojnë rrjetet sociale për t’u njohur ose thjesht mungon dëshira për t’u martuar aq shumë sa ç’do t’i interesonte një agjencie martesore. Edhe pse nuk ka ecur, gjithsesi ka qenë një ide e bukur dhe pa dyshim një natyrë ambicioze në biznes, siç është Ermali, me siguri që do ta zgjerojë akoma më shumë biznesin e tij në të ardhmen. Ne ia urojmë, sepse njerëzit që punojnë fort, duhet të shpërblehen me sukses! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Adriana Lima paralajmëron fansat se një mashtrues që po prezantohet si ajo, po u kërkon njerëzve para në emër të saj
Ridvan Murati në ‘Berlinale 2025’: Një sukses ndërkombëtar për aktorin shqiptar
Kylie Jenner shkëlqen në Javën e Modës në Paris, me paraqitjen e saj te shfaqja e Chanel
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Shtyhet seanca kundër grupit famëkeq “AlbKings” - viktimë e tyre edhe Anisa Veseli e Big Brother Kosova
Gjesti flet për familjen në Big Brother: Babai im punon në ndërtimtari
Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi - bashkëshortit tim
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale