LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë dëbimet e azilantëve, nga Gjermania

Vazhdojnë dëbimet e azilantëve, nga Gjermania

Sërish një aeroplan me azilkërkues afganë të refuzuar, niset drejt Kabulit nga Aeroporti i Dyseldorfit. Me sa duket, ky është një aeroplan i posaçëm që përdoret për riatdhesime, sepse në Aeroport nuk ka lidhje fluturimi me kryeqytetin afgan.

Sipas këshillit të refugjatëve të landit Renani-Vestfali, këtë kthim në grup e kanë përgatitur disa lande. 12 afganë janë nga Renani-Vestfalia, gjashtë nga Bavaria dhe një nga Hamburgu. Ky është kthimi i parë në Afganistan, pas atentatit tragjik me bombë në maj 2017, në afërsi me Ambasadën gjermane, ku humbën jetën 150 vetë e qindra të tjerë u plagosën.


Pas sulmit terrorist, federata dhe landet e kufizuan dëbimin vetëm për kriminelët, rrezikuesit islamistë, për të cilët autoritetet dyshojnë se përgatisin akte terroriste, dhe ata që “mohojnë me këmbëngulje sqarimin e identitetit”.

Organizatat humanitare janë kritike, sepse situata në Afganistan është mjaft e rrezikshme. Opozita dhe kritikët i quajnë dëbimet si një manovër në kohë fushate zgjedhore. Kreu i organizatës “Pro Asyl”, Günter Burkhardt, është shprehur se “synohet të jepet një sinjal vendosmërie para fushatës me qëllim që të merren vota në elektoratin armiqësor ndaj të huajve.” Burkhardt akuzoi ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, se e injoron tërësisht gjendjen në Afganistan. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori