LAJMI I FUNDIT:

Mbante dy telefona në prehër dhe ushqehej, derisa voziste në trafik (Foto)

Mbante dy telefona në prehër dhe ushqehej, derisa voziste në trafik (Foto)

Brett Mullineaux nga Mançester i Anglisë, ka parë një veturë që po voziste në mënyrë jo të rregullt dhe  vendosi t’i shkonte pranë me motoçikletë.

Me tu afruar, ka vërejtur se shoferi ishte duke ngrënë drithëra me qumësht nga pjata, teksa në prehër kishte dy telefona, transmeton Telegrafi.


“Nuk mund të besoja, si ishte në gjendje të punonte me të dy telefonat, ndërsa edhe hante në të njëjtën kohë. Vozitja që bënte ishte e tmerrshme”, ka thënë Mullineaux lidhur me rastin.

Ende nuk dihet identiteti i ngasësit, ndërsa nuk raportohet të ketë kryer ndonjë aksident derisa ishte duke qarkulluar në rrugë. /Telegrafi/