LAJMI I FUNDIT:

Tanturovski: Nuk ka konflikt interesash në rastin e kompanisë “Feroinvest”

Tanturovski: Nuk ka konflikt interesash në rastin e kompanisë “Feroinvest”

Kryetari i Komisionit antikorrupsion, Igor Tanturovski sot deklaroi se në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit, nuk ekziston përplasje interesash në rastin me kompaninë “Feroinvest” pronar i të cilës është zv.kryeministri, Koço Angjushev, e cila ka marrë pjesë në tender në kompaninë shtetërore për prodhimtarinë e rrymës ELEM.

Sipas Tanturovskit, megjithatë, duhet të merret parasysh aspekti etik dhe moral i këtij rasti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë e dëgjova deklaratën e Angjushev, pajtohem me të se firma duhet të vazhdojë të punojë, se atje ka rreth 800 persona të punësuar dhe se kjo është punë normale që ata të vazhdojnë të punojnë, por pjesën etike dhe morale si zëvendëskryetar i Qeverisë këtë duhet ta mbajë vetëm pronar i firmës. Dhe tani, nëse firma duhet të vazhdojë të punojë me shtetin ose mund të punojë me shumë firma të tjera private, kjo veç më është pjesë e etikës”, tha Tanturovski.


Zëvendëskryeministri Angjushev dje deklaroi se nuk ka përplasje interesash me kompaninë “Feroinvest”, se ai nuk menaxhon me kompaninë.

Angjushev heq dorë nga paga e tij, por jo edhe nga tenderët me “Feroinvest” (Video)
Lexo po ashtu Angjushev heq dorë nga paga e tij, por jo edhe nga tenderët me “Feroinvest” (Video)

“Në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit kam për obligim të tërhiqem nga menaxhimi i kompanive. Askund në atë ligj nuk thuhet se duhet të ndaloj të jem pronar i kompanive. Unë nuk menaxhoj me kompanitë dhe si nënkryetar i Qeverisë nuk dëshiroj të kem kurrfarë benefit nga puna ime në Qeveri”, tha Angjushev./Telegrafi/