LAJMI I FUNDIT:

Kezharovski-Zaevit: Vizitoni qelitë në Shutkë, unë lutesha të më vendosnin në Idrizovë

Kezharovski-Zaevit: Vizitoni qelitë në Shutkë, unë lutesha të më vendosnin në Idrizovë

Gazetari Tomisllav Kezharovski, i cili ka qenë i burgosur për katër vite për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, ka përshëndetur vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në burgun e Idrizovës.

“Përshëndes përpjekjet tuara që të përmirësohen kushtet në burgun e Idrizovës dhe më shumë ligjin për amnisti. Por, ju sugjeroj që sa më parë të vizitoni qelitë në burgun e Shutkës. Ju siguroj, është më keq se kudo. Unë lutesha që të më transferonin në Idrizovë”, shkruan mes tjerash Kezharovski.

Ai thotë se për kërkesat e tij ka edhe dëshmitarë, duke përfshirë edhe drejtorin dhe psikiatrin.


“Dola para tyre dhe i luta që të më japin rekomandim për në Idrizovë. Ndërsa si kthim ju thashë se para tyre do t’i shkatërrojë të gjitha dokumentet që vërtetojnë pafajësinë time”, shkruan Kezharovski.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme vizitoi të burgosurit në burgun e Idrizovës, duke thënë se ata nuk kanë as kushtet themelore njerëzore. Zaevi tha se i vjen turp që është kryeministër i një vendi me burg të atillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori