LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup dhurohen pajisje shkollore për fëmijët në nevojë

Në Shkup dhurohen pajisje shkollore për fëmijët në nevojë

Nisma qytetare “Lëviz me gisht” ka ndërmarrë një nismë për grumbullimin e materialeve shkollore, të cilat më pas do t’i shpërndajë nxënësve në nevojë. Sipas organizatorëve të kësaj nisme mbledhja e materialeve shkollore është vetëm një ndihmë e vogël, ndërsa zgjidhja e problemit kërkon angazhim nga institucionet shtetërore, duke drejtuar kritika ndaj institucionit përkatës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithsesi duhet që të angazhohen institucionet kompetente. Ky është një hap i vogël por nuk është zgjidhje e problemit. U bëjmë thirrje institucioneve që seriozisht t’i qasen këtij problemi që vitin e ardhshëm të mos kemi arsye që të marrim iniciativë të tillë”, tha Bojan Petrovski, përfaqësues i shoqatës “Lëviz me gisht”.

Mungesa e mjeteve shkollore është vetëm një nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen nxënësit në Maqedoni. Testimet e PISA-s, i radhiti filloristët e Maqedonisë në fund të listës botërore. Ndërsa njohësit e problemeve në arsim, për këtë dukuri fajësojnë pikërisht mungesën e kushteve elementare për arsimim, punësimet partiake dhe metodologjinë e vjetër të zhvillimit të procesit mësimor./Telegrafi/