LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Hades dhe Shipitullës do të protestojnë më 12 shtator

Banorët e Hades dhe Shipitullës do të protestojnë më 12 shtator

Banorët e Hades dhe Shipitullës kanë paralajmëruar protestë para drejtorisë së KEK-ut te TC Kosova B për datën 12 shtator, me kërkesën që shpronësimi i pronave të tyre të jetë i pranueshëm për të dyja palët dhe t’iu jepet mundësia për punësim në pajtim me Ligjin për Obiliqin.

Ata përmes një komunikate për media përkujtojnë se për shkak të diskriminimit nga KEK-u me rastin e shpronësimit të pronave, iu bëjnë thirrje qytetarëve të Obiliqit, partive politike me seli në Obiliq, OJQ-ve, bizneseve dhe institucioneve në Komunën e Obiliqit që t’i përkrahin me pjesëmarrjen e tyre në protestën gjithë-popullore, e cila do të fillojë në ora 09:30.

“Ne kërkojmë përkrahjen tuaj për këtë protestë kundër KEK-ut, që një herë e përgjithmonë qytetarët e Obiliqit të trajtohen dinjitetshëm sipas Ligjit për Obiliqin dhe ligjeve tjera në fuqi, ku shpronësimi të jetë i pranueshëm për të dy palët, si dhe të na jepet mundësia për punësim sipas ligjit të lartcekur, prandaj nëpërmjet kësaj proteste iu bëjmë thirrje të jemi bashkë të gjithë kundër diskriminimit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori