LAJMI I FUNDIT:

Politikanët urojnë Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë

Politikanët urojnë Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, e cila shënon 26 vjetorin e themelimit si shtet i pavarur, figurat politike në vend kanë përcjellur mesazhe urimi për shtetin dhe qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mesazhi i tyre kryesor është që të mbizotërojë harmonia, paqa dhe dashuria mes gjithë qytetarëve. Më poshtë i keni urimet e disa nga politikanëve në vend:

Gjorge Ivanov:


“Nga të gjitha dëshirat dhe aspiratat njerëzore, nuk ka më të fortë dhe më të qëndrueshëm se sa aspiratat për liri dhe drejtësi. Pas shekujve të luftimeve, arritëm aspiratën e pandalshme të Maqedonisë për liri më 8 shtator 1991. Të bashkuar dhe të përkushtuar duhet të vazhdojmë edhe më tej dhe të punojmë në ndërtimin e prosperitetit”.

Nikolla Gruevski:

Si shtet, kemi duruar tundime të shumta dhe kemi kaluar shumë pengesa. 26 vjet më vonë, si një komb dhe si shtet, ne po kalojmë përsëri një periudhë që kërkon shumë urtësi dhe guxim në marrjen e vendimeve. Nëse 26 vjet më parë ëndrra e brezave të atëhershëm ishte Maqedonia e pavarur, ëndrra e gjeneratës sonë është stabiliteti ekonomik dhe shtet i begatë, unik, i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht. Vetëm nëse jemi të bashkuar mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për një Maqedoni të suksesshme”.

Zoran Zaev:

“Hapat drejt llirisë dhe mundësive tona i kemi bërë së bashku. Njëjtë sikur më 8 shtatori para 26 vteve, kur qytetarët masovikisht dolën në referendum për Maqedoni të pavarur, edhe në numët të madh, të bashkuar, me besim dolëm për liri. E ardhmja e jonë, si qytetarë të Maqedonisë është BE-ja dhe NATO. I kemi filluar proceset”.

Ali Ahmeti:

“26 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë po na gjen në hapat përfundimtar të rrumbullakësimit të barazisë normative që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, asaj të barazisë gjuhësore. Por, akoma ka shumë punë për të bërë në drejtim të zbatimit të barazisë në përditshmërinë e jetës së qytetarit. Duke shënuar përvjetorin e pavarësisë, uroj që të prosperojmë bashkë, të barabartë, pa paragjykime dhe me përkushtim të plotë të përbashkët për ta integruar këtë vend në NATO dhe në Bashkimin Evropian”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori