LAJMI I FUNDIT:

Nëse dëshironi këmbë sirene, vishni këto geta nga artistja shqiptare me famë botërore (Foto)

Nëse dëshironi këmbë sirene, vishni këto geta nga artistja shqiptare me famë botërore (Foto)

Nëse ambicia më e madhe në jetën tuaj është të dukeni dhe të jetoni si sirenë, atëherë këtë ambicie mund ta realizoni lehtë falë këtyre getave nga dizajnerja shqiptare me bazë në Nju Jork, Lirika Matoshi.

Sigurisht, mund të fitoni vëmendjen e tjerëve në rrugë gjatë kohës që i keni veshur këto geta të gjelbra me shkëlqim, por ato mund të jenë vetëm shikime prej xhelozie, apo jo? – transmeton Telegrafi.

Këto geta të bukura janë punëdore dhe duhet t’i porositni në internet – gjë e cila i bën ato unike dhe duhet shumë punë për realizimin e tyre, por që shqiptarja Lirika Matoshi ia del mbanë këtyre sfidave.


Megjithatë, një palë geta të tilla kanë një çmim të papërballueshëm për shumicën, ku çmimi i tyre është mbi 200 dollarë.

P.sh., këto geta me ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë, e të dekoruara me lule dhe yje, kushtojnë 310 dollarë.

Ndërsa çmimin prej 399.99 dollarëve e kapin getat e mëposhtme, të cilat quhen “Beneath Sea”.  

Përveç getave, Lirika punon edhe të brendshme të lezetshme, me dizajne të ndryshme.  Ndërsa punimet tjera të saj mund t’i gjeni dhe t’i porosisni përmes internetit, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/