LAJMI I FUNDIT:

”Zaev të ndalojë kërkesat e shqiptarëve”

”Zaev të ndalojë kërkesat e shqiptarëve”

Në vigjilje të 100 ditëve të Qeverisë dhe në ditën e 26 vjetorit të Maqedonisë, Zoran Zaev duhet të ju thotë ndal kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni, kështu shprehet partia Lëvizja Popullore për Maqedoninë.

LPM thotë gjithashtu se Zaev nuk duhet të harrojë se me Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët i kanë fituar të gjitha të drejtat dhe tanimë s’kanë çka kërkojnë.


Kjo parti kërkesat e partive shqiptare për të drejta i quan provokim të radhës për të rrezikuar identitetin e maqedonasve në vend.

”Zaev të mos vulos kërkesat provokuese të shqiptarëve pasi kështu Maqedonia humb kurse shqiptarët fitojnë” thonë nga kjo parti. /Telegrafi/