LAJMI I FUNDIT:

Katër gjërat të cilat çiftet e lumtura i bëjnë para se të flenë

Katër gjërat të cilat çiftet e lumtura i bëjnë para se të flenë

Është shumë e rëndësishme të shpenzoni kohë me partnerin para se të flini.

Nuk ka rëndësi se sa kohë shpenzoni së bashku – një orë apo pak minuta.

Nëse jeni vetëm ju të dy nën praninë e njëri-tjetrit, duke biseduar dhe duke ia shfaqur dashurinë njëri-tjetrit, atëherë kjo është krejt çfarë ju nevojitet.


Telegrafi më poshtë ju sjellë disa këshilla efektive nga psikologët, ku kanë treguar se çfarë bëjnë çiftet e lumtura para se të flenë:

E vendosin celularin në ‘Silent’ dhe i mbajnë larg

Varësia nga rrjetet sociale e parandalon lirimin e oksitoksinës në trup. Ky hormon është përgjegjës për intimitetin emocional dhe lidhjen mes çiftit. Psikoterapeuti Carol Carey ka një këshillë të vetme për këtë fenomen: ndalni celularët dhe mbani larg qysh nga ora 21:00, dhe shijojeni praninë e partnerit.

Harroni për punën

Përpiquni të harroni çdo gjë që ka të bëjë me punën dhe ndaloni së kontrolluari e-mailin kur jeni në shtrat. Është shumë më mirë të shpenzoni kohë së bashku dhe të pushoni sepse të nesërmen do të jeni shumë më produktiv në punë. Bisedat në shtrat u ndihmojnë çifteve të lidhen emocionalisht, t’i harrojnë problemet dhe t’iu relaksojnë. Prandaj shmangni bisedat për punën, problemet financiare ose çfarëdo që e shqetëson partnerin.

Flini në të njëjtën kohë me partnerin

Shumica e çifteve nuk e shohin njëri-tjetrin tërë ditën dhe e kanë shprehi të shkojnë në shtrat në kohëra të ndryshme. Sipas psikologut Curt Smith, çiftet e lumtura i pastrojnë dhëmbët së bashku dhe shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë. Kjo u ndihmon atyre ta mirëmbajnë intimitetin dhe ngrohtësinë e lidhjes së tyre.

Mos pini alkool apo tymosni duhan

Shumica e çifteve preferojnë të pinë një gotë verë para se të shkojnë në shtrat për ta krijuar një atmosferë romantike. Sidoqoftë, përderisa trupi e tretë alkoolin, periudha tonike e gjumit tuaj bëhet më e shkurtër. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të lodhur, shpërqendruar dhe më pak produktiv të nesërmen.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Estetikë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Femra
Kalo në kategori