LAJMI I FUNDIT:

Jeta e tij luksoze “kushton” 600 milionë dollarë në vit: Njihuni me veturat me të cilat vozitet Kim Jong-un (Foto/Video)

Jeta e tij luksoze “kushton” 600 milionë dollarë në vit: Njihuni me veturat me të cilat vozitet Kim Jong-un (Foto/Video)

Ndërsa bota është në prag të një lufte bërthamore midis Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, mediat kanë gjetur kohë që të interesohen edhe për jetën, gjegjësisht luksin e “liderit suprem”.

Kështu, përcjell Telegrafi, ato kanë publikuar fotografi të automjeteve të Kim Jong-un, shumë më luksoze në krahasim me ato në të cilat vozit populli i tij.


Ashtu siç Shtetet e Bashkuara kanë Ford-in, Gjermania – Volkswagen-in, Japonia – Toyota-n, edhe Koreja e Veriut ka Pyeonghwa Motors.

Veprime që mund të quhen edhe qesharake: Koreanët janë në gjendje të bëjnë gjithçka, vetëm për ta takuar Kim Jong-un (Video)
Lexo po ashtu Veprime që mund të quhen edhe qesharake: Koreanët janë në gjendje të bëjnë gjithçka, vetëm për ta takuar Kim Jong-un (Video)

Sipas mediave, kjo kompani nën regjimin e qeverisë diktatoriale prodhon çdo vit një numër shumë të vogël të automjeteve civile në selinë e saj në Nampo, që është një port në bregun perëndimor të Koresë së Veriut.

Po sipas tyre, vizitorët mund të shikojnë, testojnë dhe blejnë makina në një prej shitoreve ekzistuese të shitjeve në Phenian.

Oferta aktuale e Pyeonghwa Motors ofron 25 modele të ndryshme të automjeteve, disa prej të cilave duken si kopje të veturave të lira evropiane.

Industria automobilistike e Koresë së Veriut është një nga degët e rëndësishme të ekonomisë kombëtare, edhe pse me kapacitete shumë më të vogla se në Korenë e Jugut.

Alarmi vjen nga Parisi: Raketat e Kim Jong-un mund të godasin Evropën përpara SHBA-ve (Foto)
Lexo po ashtu Alarmi vjen nga Parisi: Raketat e Kim Jong-un mund të godasin Evropën përpara SHBA-ve (Foto)

Arsyeja për këtë është se e gjithë industria e automobilave është në varësi të regjimit diktatorial, domethënë të Ushtrisë Popullore.

Edhe pse Koreja e Veriut ka kapacitet për të prodhuar në mes 40 dhe 50 mijë makina në vit, në vitet e fundit, me sanksionet dhe krizën ekonomike, kjo shifër ka rënë në vetëm disa mijëra.

Më shumë se gjysma e prodhimit të automjeteve bazohet në automjete ushtarake, autobusë, trolejbus dhe tramvaj, ndërsa një pjesë shumë e vogël e automjeteve civile, përcjell Telegrafi.

Rrugët shpesh janë krejtësisht të zbrazëta, pasi makinat janë ende një luks i paarritshëm për shumicën e banorëve.

Përjetuan 16 minutat më të gjatë të jetës – japonezët rrëfejnë momentin kur raketa e Kim Jong-un fluturoi mbi kokat e tyre (Video)
Lexo po ashtu Përjetuan 16 minutat më të gjatë të jetës – japonezët rrëfejnë momentin kur raketa e Kim Jong-un fluturoi mbi kokat e tyre (Video)

Koreja e Veriut nuk është anëtare e asnjë organizate ndërkombëtare të prodhuesve të makinave ose të ndonjë komiteti industrial të OKB-së, kështu që informacioni i disponueshëm është shumë i kufizuar në pjesën tjetër të botës.

Fillimi i industrisë së automobilave ishte në epokën sovjetike, kur Koreja e Veriut filloi prodhimin e automjeteve nën licencën e BRSS.

Bashkimi Sovjetik i furnizoi koreanët me ndihmë në ndërtimin e kompanive, të cilat ishin furnizuar me teknologji sovjetike.

Automjetet e para të prodhuara në Koreja Veriore ishin kopje të automjeteve RAZR.

Nga ana tjetër e varfërisë, izolimit dhe ndalimit, qëndron kreu i shtetit Kim Jong-Un i cili në llogarinë private thuhet se ka pesë miliardë dollarë amerikanë.

E ndërsa njerëzit e tij po vdesin nga uria, Kim shpenzon çdo vit rreth 600 milionë dollarë në një larmi luksoze, duke përfshirë makina, alkool të shtrenjtë, cigare dhe gjëra të tjera.

Në tekstet zyrtare në shkollat e Koresë së Veriut është thënë se Kim Jong-Un ka mësuar se si të drejtojë një makinë që kur ishte tre vjeç. Megjithatë, e vërteta e pamohueshme është se Kim ka një “flotë” mbresëlënëse të veturave. Sipas mediave “udhëheqësi suprem” është pronar i mbi 100 makinave të shtrenjta.

Më e preferuara veturë e tij, është marka Mercedes-Benz, të tilla çfarë ai thuhet se ka pasur disa herë.

Dihet gjithashtu se Kim është pronar i një Mercedes S600 Pullman, çmimi i të cilit, bashkë me pajisjet e sigurisë, vlerësohet në 1.7 milion dollarë.

Edhe pse OKB-të ndalojnë qartë Korenë e Veriut që të importojë mallra luksoze, qeveria e diktatorit ende arrin të furnizojë udhëheqësin e saj sa herë që dëshiron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori