LAJMI I FUNDIT:

Panik në Spanjë: Vetura futet në turmën e njerëzve, dy të lënduar (Foto/Video, +16)

Panik në Spanjë: Vetura futet në turmën e njerëzve, dy të lënduar (Foto/Video, +16)

Një veturë është futur në turmën e njerëzve pranë një kafiterie në qytetin spanjoll Hueva.

Dëshmitarë të rastit frikësohen se bëhet fjalë për sulm terrorist, kurse të gjithë ata që ishin të ulur në kafiteri, janë “armatosur” me karrige që të mbrohen nga vetura, transmeton Telegrafi.

Policia beson se këtë incident e ka shkaktuar një fjalosje që kishte ndodhur më herët mes dy grupeve.


Në videon e publikuar më poshtë që e kanë filmuar dëshmitarët, shfaq veturën e zezë në mes të rrugës. Të gjithë ata që ishin afër saj fillojnë të gjuajnë karrige në drejtim të saj si dhe gjësende tjera të forta. Më pas, shfaqet një burrë i cili del nga vetura dhe fillon të vrapojë.

Sipas policisë shoferi është arrestuar, por nuk dihet se çfarë akuza rëndojnë mbi të.

Enrique Gavin, këshilltarit për siguri të kryetarit të Huevas, ka thënë se qytetarët në ato momente janë pushtuar nga paniku dhe frika, pasi para syve të tyre u shfaq një veturë që futet në mesin e turmës së njerëzve.

Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy meshkuj njëri 18 vjeç dhe tjetri 31. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YB2oVkU5DCg

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Botë
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori