LAJMI I FUNDIT:

Teksa vazhdojnë punimet maratonike në ‘Kurriz’, thyhen kubëzat e qelqit (Video)

Teksa vazhdojnë punimet maratonike në ‘Kurriz’, thyhen kubëzat e qelqit (Video)

Punimet e platos në “Kurriz” që ishin paraparë të përfundojnë brenda 180 ditëve, zgjatë më shumë se dy vite.Ende pa përfunduar e gjithë puna e platosë i cili ka kushtuar, afër 1 milion euro , i janë thyer xhamat, e që duket që do mbetën ashtu për kohë të gjatë. Kjo meqë kompania punëkryese SH.P.K “Rexha” thotë se nuk është përgjegjëse për këto thyerje meqë ato janë thyer nga qytetarët.

“Xhamat i kam vërejt dhe jam shumë e shqetësuar në këtë aspekt por ka ndodhë. Herën e parë që janë thyer dy xhama ka ndodhë prej pastrueseve, në kohën kur ra borë. Me kazme, kanë tentuar me heq akullin prej xhamit dhe ai është thy…e xhamat tjerë në pjesën më poshtë i kanë thyer fëmijët, sesi nuk dihet. Garancionet nuk jepen për dëmtime të qëllimshme. Edhe ne nuk mund të kërkojmë garancion tek fabrika prodhuese që i kemi marr ne në Turqi. Në momentin që thehet ndonjë xham gjatë punës, sepse ata janë delikat gjatë vendosjes, por janë edhe aq të forta sa i përket rezistueshmërisë”, ka thënë Shkurte Sadiku, udhëheqëse e punishtes.

Punimet thuajse janë të përfunduara, por qytetarët e pronar të bizneseve në këtë anë nuk janë të kënaqur, meqë punimet nuk janë kryer në mënyrë më të mirë. Madje ata thonë se punimet janë kryer “shkel e shko, e sa për sy e faqe”, e që ekziston rreziki për të ecur mbi to.


Se xhamat që janë thyer janë të paqëndrueshëm e mohon udhëheqësja e punishtes Shkurte Sadiku.

Për dy vite e më shumë kjo plato ka shkaktuar dëme të mëdha për bizneset të kësaj ane. Disa pronarë të bizneseve të cilët nuk kanë dashur të identifikohen para kamerave kanë thënë se pamjet flasin më shumë se gjithçka tjetër, duke theksuar që dëmet që u janë bërë kanë qenë të mëdha.

Megjithatë, Baki Gashi, pronar i lokalit ”Veranda” po detyrohet të shes lokalin e tij, meqë nuk po mundet t’iu bëjë ballë borxheve që është futur shkak i hapjes së lokalit të tij.

“Ne kemi pas probleme prej fillimit. Kur është dhëne tenderi kanë thënë se do përfundoj për gjashtë muaj. Në atë kohë e kam rinovu lokalin e këta veç e kanë prish. Kemi prit gjashtë muaj, as 6 as 12 e as 24 nuk janë kry. Por problemet që këta kanë shkaktuar ne sot duhet me shit lokalin për me la borxhe. Jemi mbushë borxhe. Nuk është vetëm biznesi im, por janë shumë biznese tjera të cilat shkaku i problemeve, mos rregullimit me kohë të platosë është dashtë me lëshu”, ka treguar ai.

Sikur të përfundonin telashet me kryerjen e punimeve, Gashi tregon edhe për thyerjen e xhamave të kësaj platoje.

“Janë thyer xhamat ende pa u kryer. Së pari kanë qenë 15×15, këta e kanë bërë një 1 metër me 1 metër, e këta janë për kulma e jo për me ec njerëzit”, tregoi Gashi.

Edhe Hetem Hasani banorë në këtë pjesë ankohet se edhe pse punimet zgjatën me vite, përsëri ato nuk u punuan mirë. Madje ai thotë se ekziston rreziku për të ec mbi xhamat e kësaj platoje.

“Zvarrit e kanë boll. Ata thanë për një vit, e u bënë dy vjet e tri vjet, ama punu mirë jo. Së pari këta xhama janë thyer dhe askush nuk vjen as me i ndërru e me i kshyr. Mundet me ra ndo kush, hyp mbi të dhe bie…në atë të veten kishe e ka krym ama këto janë thyer e nuk kanë ngjitë as drita as kurgjo”, tha Hasani.

Zvarritja e punimeve për kaq shumë kohë sipas kompanisë “Rexha” janë bërë meqë ka pas punë të parapame me projekt. Për këto punime shtesë, Komuna e Prishtinës nuk ka bërë pagesën, duke bërë kështu që të mos ketë afat kohor se kur do të përfundojë e gjithë puna në plato.

E për zvarritjen e këtyre punimeve, e arsyetojnë zyrtarët e Komunës së Prishtinës.

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në një prononcim për Ndërtimi.info thotë se vonesat kanë qenë për arsyeje të ndryshme, duke theksuar se ka pasur probleme me pjesën nën plato të cilat probleme nuk kanë mundur të vërehen pa filluar punimet. E për të cilat sipas Tahirit është dashur të bëhen punime shtesë.

“Vonesat në këtë projekt kanë qenë për arsye të ndryshme. Fillimisht ka pasur probleme me pjesën nën plato, probleme këto që nuk kanë mundur të vërehen pa filluar punimet. Për këtë arsye është dashur që të bëhen punime shtesë, për të cilat kemi qenë të obliguar të hyjmë në procedura të reja të prokurimit. E këto procedura si zakonisht marrin shumë kohë”, ka thënë Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori