LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj: Kosova e gatshme të kryesojë me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP-it)

Murtezaj: Kosova e gatshme të kryesojë me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP-it)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në punimet e Forumit Strategjik të  Bledit në  Slloveni, takim ky, ku po marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) nën kryesimin e Sllovenisë.

Në fjalimin e tij drejtuar Forumit të Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP-së, zëvendësministri, Murtezaj, ka diskutuar lidhur me perspektivën e bashkëpunimit rajonal si dhe ka theksuar rëndësinë që Republika e Kosovës po i jep këtij bashkëpunimi.


Në  vijim të  adresimit të  tij, Murtezaj, ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qenë aktive në forumet rajonale dhe për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, forcimit të paqes dhe rritjes së zhvillimit ekonomik, duke ripërsëritur kërkesën e Kosovës për të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale.

Gjatë  fjalimit të tij, ai ritheksoi përkushtimin, që vendi ynë po e tregon në rrugën e integrimeve evropiane, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përderisa ka përsëritur qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar me politikat e fqinjësisë së mirë dhe qasjes paqësore ndaj çështjeve të përbashkëta.

Në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, përveç ministrave të vendeve anëtare po marrin pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, si dhe zyrtarë të tjerë vëzhgues nga Evropa dhe SHBA-të.

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori