Shkencëtarët e kanë zbuluar moshën maksimale sa mund të jetojnë njerëzit
Hulumtimet e reja të kryera në Holandë kanë zbuluar se jetëgjatësia maksimale e një gruaje është 115.7 vite, ndërsa për meshkuj është më e vogël, diku 114.1 vite, por prapë edhe kjo është një kohë e gjatë për të jetuar.
Këtë konkludim e kanë arritur disa statistikantë të cilët i kanë studiuar të dhënat e 75.000 njerëzve të cilët kanë vdekur në Holandë gjatë 30 viteve të fundit, transmeton Telegrafi.
Një nga tre shkencëtarët të cilët e kanë kryer këtë hulumtim, profesori John Einmahl, ka thënë:
“Mesatarisht njerëzit jetojnë gjatë, por më të vjetrit mes nesh nuk janë vjetruar aspak gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Normalisht jetëgjatësia mesatare është rritur, por jetëgjatësia maksimale mbetet e njëjtë”.
Rekordin për personin më të vjetër në botë të të gjitha kohërave e mban ende gruaja franceze Jeanne Louise Calment, e cila kishte jetuar plot 122 vite. Ajo kishte lindur në vitin 1875 dhe kishte vdekur në vitin 1997. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë