LAJMI I FUNDIT:

Federer kalon në çerekfinalen e US Open së bashku me Nadalin

Federer kalon në çerekfinalen e US Open së bashku me Nadalin

Rafael Nadal dhe Roger Federer kualifikohen për në çerekfinale të US Open.

Tenisti spanjoll kaloi në raundin e katërt në Flushing Meadows Alexander Dolgopolov, duke u kthyer në fazën çerekfinale të këtij eventi për herë të parë në 4 vitet e fundit.


Nadal e dominoi totalisht sfidën me ukrainasin të cilën e mbylli me rezultatin 3-0 me sete 6-2; 6-4; 6-1 duke rritur pretendimet e tij për fitoren përfundimtare të US Open.

Në çerekfinale Nadal do të përballet me Andrey Rublev, me adoleshentin rus që iu imponua belgut Goffin duke e mposhtur 3-0 me sete 7-5;7-6; 6-3. Rublev me këtë sukses u bë tenisti më i ri që arrin në çerekfinale të US Open pas Andy Roddick në vitin 2001.

Ndërsa Federer siguroi vendin mes 8 më të mirëve në turneun amerikan pasi mposhti gjermanin Philip Kohlschreiber me rezultatin 3-0. Zvicerani, që në New York kërkon titullin e tij të 20 Grand Slam në karrierë, shpenzoi vetëm 1 orë e 49 minuta për të fituar këtë përballje duke i mbyllur setet me rezultatin 6-4; 6-2; 7-5.

Në çerekfinale, Federer do të përballet me Juan Martin Del Potron. Argjentinasi eliminoi në 1/8 e finaleve Dominic Thiem në një ndeshje vërtet dramatike dhe të gjatë. Del Potro në këtë ndeshje e pa veten në dizavantazhin 2-0 me sete me Thiem që i fitoi ata 6-1;6-2, por ai reagoi dhe e ktheu gjithçka në favorin e tij duke fituar 3 setet e tjerë 6-1;7-6;6-4 dhe krejt ndeshjen 3-2.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori