LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Magyar Telekom”

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Magyar Telekom”

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet ta vazhdojë gjykimin për padinë për shpifje dhe ofendim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit, kundër Sllobodan Bogoevskit për dëshmitë e tij para Gjykatës së Qarkut në New York për rastin “Magyar Telekom”.

Në seancat e kaluara është dëgjuar noteri para të cilit Sllobodan Bogoevski ka dhënë dëshminë. Noteri është thirrur në besueshmëri dhe fshehje të të dhënave të cilat janë dhënë gjatë dëshmisë, në pajtim me kodeksin etik të noterëve. Deri në seancën e sotme gjykata është dashur t’i dëgjojë tezat e mbrojtjes dhe paditësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e padisim për shpifje dhe ofendim Sllobodan Bogoevskin dhe kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milionë denarëve.


Sllobodan Bogoevski para gjykatës në New York deklaroi se Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski, i cili në atë kohë ishte kryeministër, nga drejtorët e atëhershëm të “Magyar Telekom” kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë euro që të sigurojnë se në tregun e Maqedonisë nuk do të futet operator tjetër telefonik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori