LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi me bombë me hidrogjen: Çfarë ndodh nëse shpërthen lufta në Kore?

Kërcënimi me bombë me hidrogjen: Çfarë ndodh nëse shpërthen lufta në Kore?

Retorika e luftës nga Peniani dhe Uashingtoni është përshkallëzuar ndjeshëm, e ndonëse shumë urojnë që ajo të mbetet në nivelin e shkëmbimit të kërcënimeve, fatkeqësisht skenari i një shpërthimi të konfliktit nuk është i pagjasë.

Po çfarë ndodh nëse Kim Jong-un sulmon vërtet? Shtetet e Bashkuara e kanë gati mbrojtjen e tyre, që përfshin sistemin antiraketor “THAAD”, i aftë të rrëzojë pa dallim raketa balistike me rreze të shkurtër, të mesme e të gjatë veprimi, si dhe luftanijet e pajisura me sistemin “Aegis”, i cili mund të gjurmojë 100 raketa njëkohësisht.

Që të dyja këto sisteme, funksioni i të cilave përmblidhet shkurtimisht nga analistët si “asgjësim i plumbit me plumb”, mund ta rrëzojë teorikisht një raketë me mbushje bërthamore pa e shpërthyer, edhe pse rrezatimi i pjesshëm i lëshuar në këtë rast do të përbënte sërish rrezik.


Koreja e Veriut testoi së fundi një bombë me hidrogjen, duke bërë që në mbarë botën, po sidomos te fqinjët e saj, të bien kambanat e alarmit.

Cili është ndryshimi mes “Bombës H” dhe një bombe të zakonshme atomike? E para është një armë termonukleare, shumë më e avancuar se ajo bërthamore, e shpërthimi i saj do të ishte qindra herë më i fortë sesa ai i Nagasakit, apo Hiroshimës.

Armët e përdorura në dy qytetet japoneze, të njohura si bombat “A”, funksionojnë në bazë të ndarjes së atomit. Një neutron përplaset me bërthamën e tij, e copëton atë në dy pjesë dhe çliron kështu energji bërthamore.

Bombat termonukleare përdorin si këtë proces, ashtu edhe shkrirjen (fusion), dhe funksionojnë në dy faza: e para është copëtimi, e më pas në kushte nxehtësie atomet më të vogla si hidrogjeni përplasen me njëri-tjetrin për të rezultuar në një shpërthim me fuqi të shumëfishuar, transmeton tch.

Bombat e hidrogjenit nuk janë përdorur kurrë deri më sot. Një e tillë e testuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1961 shkaktoi një shpërthim prej 50 megatonë, gjë që i bën ato të Hiroshimës dhe Nagasakit të duken të vogla para saj.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori