Shërbimet shëndetësore për personat me nevoja të veçanta në Kosovë vazhdojnë të jenë të mangëta.
Shumë trajtime që do duhej t’i merrnin personat me nevoja të veçanta, sidomos ata që janë të varur nga karrocat, nuk mund t’u ofrohen atyre brenda institucioneve publike shëndetësore.
Këtë e thotë Mejreme Llumnica, asistente e mirëqenies sociale në organizatën Hendikos.
Sipas saj, ka raste kur në mungesë shërbimesh shëndetësore adekuate, shumë raste kanë përfunduar me fatalitet.
“Fatkeqësisht shërbimet shëndetësore nuk janë të mira, ndonëse janë të domosdoshme. Shumë nga to edhe mungojnë. Një shërbim që ka nevojë më së shumti është trajtimi për dekubit. Ky shërbim mungon, është shërbim për varrat dekubotare. Kjo është një sëmundje e shpeshtë e personave të varur nga karroca. Tek ne trajtohet vetëm në fazën e fundit, atëherë kur duhet intervenimi kirurgjikal. Më pas prapë mungon rehabilitimi e që është i domosdoshëm”, thekson Llumnica.
“Ka pasur raste që kanë përfunduar me fatalitet, si pasojë e diagnozës , nga varrat dekubitare, dhe kjo ndodhë për shkak të pozitës që e kanë njerëzit që janë të varur nga karroca”, shton ajo.
E drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj thotë se duhet të bëhet më shumë për këtë kategori të shoqërisë, ndonëse përmend disa lëvizje pozitive që janë bërë sa u përket shërbimeve shëndetësore për personat me nevoja të veçanta.
“Është miratuar Ligji për personat e varur nga karroca dhe në këtë kuadër kemi formuar komisione konsoliare në nivel të spitaleve, aty ku janë specializimet e që ka nevojë. Së paku një herë në javë, këtyre personave të ju dalin në ndihmë e që ju takon me ligj”, thotë Gjocaj.
“Për shërbimet që nuk ekzistojnë dhe që duhet dalin jashtë vendit, është e rregulluar me udhëzime administrative. Në të kaluarën ka pasur edhe qendra rehabilituese, por tash mungojnë pasi janë privatizuar. Është folur shumë që lista esenciale të ndryshojë për këtë kategori, pasi kanë nevojë për material hargjues të vazhdueshëm”, thekson ai.
Në anën tjetër, zonja Llumnica tha se përpos shërbimeve mungon edhe stafi i trajnuar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për personat me nevoja të veçanta.
“Personat në karroca kanë probleme edhe me infeksione, për shkak të pozitës së detyrueshme dhe trajtimet janë shumë të mangëta. Në gjithë Komunën e Prishtinës, por mungon edhe stafi i trajnuar”, thotë Llumnica.
Aktualisht, në Kosovë nuk ka statistika të sakta, por sipas informatave që posedojnë organizatat që merren me të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë, thuhet se janë rreth 150 mijë persona me nevoja të veçanta, ku prej tyre, rreth gjysma, vlerësohet të jenë fëmijë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve