LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet në përdorim programi për aktivizimin e rinisë në Maqedoni

Lëshohet në përdorim programi për aktivizimin e rinisë në Maqedoni

Democracy Lab, shoqatë për avancimin e demokracisë, sot lëshoi në përdorim setin e mjeteve dhe
resurseve për aktivizëm rinor në platformën online www.impACT.mk.

Kjo platformë ofron kurse online, bankë të ideve dhe hartë për vullnetarizëm me qëllim t’ju ndihmojë të
rinjve për të qenë aktiv në komunitetet e tyre. Kurset online kanë për qëllim t’ju japin të rinjve shkathtësitë bazike për të ndërmarrë iniciativa dhe për të implementuar projekte dhe aktivitete në komunitetet e tyre, thuhet në njoftimin e dërguar për Telegrafi Maqedoni.

Banka e ideve ka për qëllim të nxisë imagjinatën krijuese tek të rinjtë dhe t’i orientojë ata kah aktivitetet dhe projektet përmes të cilave ata mund të luajnë rol aktiv në transformimin pozitiv në komunitetin e tyre. Harta për vullnetarizëm identifikon shumicën e organizatave rinore, organizatat që punojnë me të rinjtë dhe grupet joformale të të rinjve që janë aktive në komunitetet ku këto të rinj jetojnë.


Në kuadër të projektit impACT, Democracy Lab do të implementojë 20 aktivitete në partneritet me organizatat rinore YEP – Gostivar, Kreaktive – Kavadarci, Aurora – Tetovë dhe Faktor – Kërçovë, në periudhën Shtator – Nëntor 2017.

Projekti impACT realizohet me përkrahjen e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare në Maqedoni, i cili implementohet nga East West Management Institute. Për më tepër informata ndiqeni vegëzën. /Telegrafi/