LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Cilësia e arsimit duhet të jetë e një niveli të përafërt me shtetet e BE-së

Haradinaj: Cilësia e arsimit duhet të jetë e një niveli të përafërt me shtetet e BE-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Haradinaj ka thënë se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.

Sipas tij cilësia e arsimit në Kosovë duhet të jetë e një niveli të përafërt me vendet e BE-së dhe ky do të jetë synimi i tyre.


Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve e prindërve, urimet më të mira për fillimin e një viti të ri shkollor! Urimet më të përzemërta për ata mijëra fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!

Megjithëse çdo një shtator është ditë e urimeve dhe e përgëzimeve për një fillim të mbarë, le të më lejohet që edhe në këtë ditë të them se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.

Shteti duhet ta kryej detyrën e vet në avancimin e shkollës, ndërkaq stafi edukativo-arsimor t’i plotësojë krejt detyrat që i ka. Cilësia e arsimit në Kosovë duhet të jetë e një niveli të përafërt me vendet e BE-së. Ky do të jetë synimi ynë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori