LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Zaev viziton Qendrën përkujtimore të Holokaustit

Kryeministri Zaev viziton Qendrën përkujtimore të Holokaustit

Në kuadër të vizitës në Izrael, delegacioni qeveritar i Maqedonisë, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, sot e vizitoi Qendrën përkujtimore të Holokaustit në Jerusalem, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në emër të Qeverisë por edhe në emrin e tij personal, kryeministri Zaev shfaqi respekt ndaj qytetarëve të vdekur dhe porositi që asnjëherë të mos përsëritet”, kumtoi Shërbimi për shtyp i Qeverisë.


Pas takimit që sot realizoi me kryetarin e Izraelit, Reuven Rivlin, për sot janë planifikuar edhe fjalime të Zaevit në Këshillin izraelit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe në Biznes forum, organizues është Qeveria e Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/