Shtyllat e korrupsionit janë në sistemin gjyqësor, prandaj luftimi i tij fillon nga gjyqësori, ka thënë për Radio Kosovën zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Munir Basha. Edhe Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se lufta më e madhe kundër korrupsionit duhet të zhvillohet brenda sistemit të drejtësisë.
Sipas zëvendësministrit në detyrë të Drejtësisë, Munir Bash, sistemi gjyqësor është adresë e atakuar nga korrupsioni dhe pikërisht aty duhet të fillohet me luftimin e korrupsioniti.
“Segmentet ose shtyllat e korrupsionit janë në gjyqësor, prokurori dhe në prokurim publik, ashtu që lirisht edhe ne mund të themi që luftimi I korrupsionit fillon me luftimin e tij në gjyqësor, prokurori dhe në prokurimin publik, sepse këto janë tre segmente, përkatësisht shtylla ku fatkeqësisht lulëzon korrupsioni”, thotë Basha.
Edhe pse Basha pajtohet që për luftimin e korrupsionit nevojitet vullnet politik, megjithatë ai pohon se në Kosovë, gjyqësori dhe prokuroria janë ta pavarura në esencë nga ministria e drejtësisë, raporton RTK.
Se luftimi i korrupsionit duhet të përqendrohet në sistemin e drejtësisë, e thotë edhe Betim Musliu, nga Instituti Kosovar i Drejtësisë.
Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët joefikasë duhet të ndërrohen.
“Lufta më e madhe që do të duhej të zhvillohej, edhe sipas raportit të progresit, është lufta brenda sistemit të drejtësisë. Ka nevojë për një këndellje të sistemit të drejtësisë dhe ka nevojë për një proces të riemërimit të tërësishëm të gjyqtarëve e prokurorëve”, thotë Musliu.
Sipas monitorimit të rasteve të korrupsionit që trajtohen nga prokuroritë dhe gjykatat, instituti në fjalë ka konstatuar se ka raste kur ngritën aktakuza ndaj zyrtarëve të cilët janë nivel i ulët eventualisht i mesëm, por që mbi 60% e tyre dështojnë.
“Ndërsa kur bëhet fjalë për rastet e profilit të lartë të korrupsionit, ato dështojnë në mbi 90% të rasteve”, thotë Musliu.
“Kjo i bie që edhe vetë përbrenda sistemit juridik, pra sistemit prokurorial e gjyqësor, ka veprimtari korruptuese ku ka prokurorë e gjykatës që janë shkelës të ligjit”, thotë ai.
Sipas Musliut, besueshmëria e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve është vetëm 15%, gjë që nënkupton që vendimet që këta gjykatës e prokurorë i marrin, nuk janë legjitime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje