LAJMI I FUNDIT:

Video e “Financial Times” për bjeshkët e Kosovës arrinë 100 mijë vizita për një ditë (Foto/Video)

Video e “Financial Times” për bjeshkët e Kosovës arrinë 100 mijë vizita për një ditë (Foto/Video)

Gazetari i të përditshmes prestigjioze britanike “The Financial Times” Martin Fletcher, ka qenë mysafir i kompanise kosovare “Balkan Natural Adventure” në Kosovë. Pas vizitës ai ka botuar një tekst prej një faqeje te plotë në këtë gazetë, duke paraqitur kështu kosovën si vend për vizitë e jo vend krize apo korupsioni.

Fletcher ka përshkruar produktin kryesor turistik të Kosovës Majat e Ballkanit duke e titulluar artikullin Ecja në ajër. Një udhëtim që kalon edhe në Kosovë Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe që më heret është shpërblyer edhe me titullin “Tourism of Tomorrow”.


Fletcher përshkruan se si Kosova, Shqipëria dhe Mali i zi dikur kanë qenë të ndara mirëpo tani kufinjët në mes këtyre tri shteteve përdoren për turizëm. Në artikull të prestigjiozes britanike përshkruhen bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna dhe pyetet pse ato mbajnë këtë emër kur ato do duhej të ishin të bekuara. Video e publikuar paralelisht me artikullin për një ditë ka arritur 100 mijë vizita.

Ardhja e Fletcher në Kosovë është organizuar dhe menagjuar nga Kompania kosovare “Balkan Natural Adventure” që është zgjedhur në mesin e shumë kompanive të tjera në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, të cilat ofrojnë këtë udhëtim.

“Përmendja e Kosovës në faqet e artit dhe udhëtimeve në një nga gazetat më prestigjioze në botë në është një gjë shumë e mirë për Kosovën, popullin e saj. Gjithashtu kjo mund të risë besimin e investitorëve të huaj. Ne si kompani punojmë në tërheqjen e vizitorëve të huaj me produktet malore dhe kulturore të Kosovës. Për këtë ne kemi pasur përkrahjen e projektit PPSE të financuar nga Zivicra”, ka thënë Virtyt Gacaferri njëri nga pronarët e kompanisë.

“Kujtojmë se institucionet kosovare, në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme mund të përmirësojë në masë të madhe imazhin e vendit me promovimine turizmit kosovar në media ndërkombtare. Ne si kompani private jemi në dispozicion që të bashkojmë forcat”, ka shtuar ai.