Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës thotë se ndihet i kërcënuar me jetë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se orkestrimin e dhunës ndaj tij, gjatë zgjedhjeve parlamentare e ka bërë Beogradi zyrtar.
Ai thotë se Serbia do të ndërhyjë në zgjedhjet lokale në Kosovë edhe më fuqishëm se në ndërhyrjen që pati në zgjedhjet parlamentare, duke përmendur fakte konkrete.
Ai flet ekskluzivisht për arbresh.info rreth aktualitetit politik, për herë të parë për dhunën në zgjedhjet parlamentare ndërmjet serbëve të Kosovës, dhe mundësisë së përsëritjes në zgjedhjet lokale.
“Për OSBE-në si mision, është dashur më rreptsisht dhe në kohë të reagojë, që gjitha ajo të ndalet, dhe ambasadat e shteteve perëndimore të cilat është dashur jo vetëm ta paralajmërojnë, por ta ndalojnë Beogradin që mos të bëhet ai presion politik ndaj serbëve të Kosovës, posaqërisht ndaj serbëve të veriut të Kosovës, të cilët ndodhen në mes të çekiqit dhe hekurit, në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe janë të goditur pa ndërprerë”, tha Jabllanoviq, për arbresh.info.
Ai beson se sulmet ndaj tij kanë qenë të orkestruara nga Beogradi zyrtar, duke treguar edhe rastin kur Jabllanoviq i kishte drejtuar armën serbëve në veri të vendit.
Ai thotë se serbët e Kosovës përfundimisht duhet të lirohen nga dirigjimi i Beogradit, duke përmendur emra konkret që mund të jenë në “listën e zezë” të serbëve që mund të bashkëpunojnë me Serbinë.
Një pjesë të fajit ai ja lë bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës.
Partia e Jabllanoviqit do të garojë në zgjedhjet lokale vetëm me një listë në Komunën e Leposaviqit, duke treguar në intervistë arsyet e këtij vendimi.
Jabllanoviq, ka folur edhe për dialogun në Bruksel, duke kritikuar ashpër dy presidentët për faktin e mospërfshirjes të serbëve të Kosovës në këtë dialog.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze