LAJMI I FUNDIT:

Krimineli i luftës kërcënon Ballist Morinën

Krimineli i luftës kërcënon Ballist Morinën

Vrasësi i kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç, Milorad Lukoviç-Legija ka paralajmëruar Ballist Morinën, se nëse ekstradohet në burgun ku ai vuan dënimin do të përdhunohet sistematikisht.

Lajmin e kanë bërë të ditura mediat serbe, me në krye “Kurir”. Ish-komandanti i “Baretave të Kuqe”, të cilët kanë operuar edhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, është shprehur shumë i kënaqur me lajmin se Kroacia ka pranuar ekstradimin.

“Sapo të mbërrijë këtu do ta q… në banjo. Nuk shpëton dot. Do t’i japim një mikpritje të ngrohtë dhe do t’i gjejmë një vend mes nesh”, ishin kërcënimet e vrasësit të kryeministrit serb.


Mediat serbe theksojnë se Legija ka autoritet në burgun e Pozharvecit. Po kështu, qarkullojnë shumë legjenda se ai bën ligjin në atë burg.

Vlen të theksohet se nëse Morina ekstradohet, do të qëndrojë në burgun e sigurisë së lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori