LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Bujqit tani e kanë derën e hapur në MBPEU

Nikollovski: Bujqit tani e kanë derën e hapur në MBPEU

Në një bisedë për AIM me rastin e 100 ditëve të para nga marrja e detyrës, ministri i MBPEU, Lupço Nikollovski ka theksuar se Qeveria e re, ua hapi dyert dhe tregoi sesi duhet të funksionojë një institucion shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kur erdhëm në Ministri u ballafaquam me bllokim të tërësishëm, edhe njerëzore edhe institucionale, me një sërë obstruksione, qëllimi i të cilave ishte i qartë – të bllokohet puna e Qeverisë së re, madje me çmim që do tu kushtonte dëm bujqve. Nga ana tjetër, zbuluam si janë shpenzuar paratë e popullit nga përbërja paraprake e MBPEU, për shopingje nëpër butiqe, për kafene, ahengje nëpër klube të natës. Menjëherë u orientuam drejt sanimit të kësaj gjendjeje”, theksoi Nikollovski.

Lidhur me subvencionet, informon se deri tani, për tre muaj, janë paguar mbi 60 milionë euro, ndërsa Agjencia e pagesave për momentin i përpunon vendimet për shumën e ngelur nga mbështetja shtetërore për vitin 2016.


Përndryshe, Zoran Zaev dhe Nikollovski, nesër do të udhëtojnë për në Izrael, ku siç paralajmërohet do të kenë takim me homologun e tij të Izraelit, por do ta vizitojnë edhe qendrën shkencore hulumtuese për bujqësi ‘Vullkani’. /Telegrafi/