LAJMI I FUNDIT:

Familja në Hajvali që jeton vetëm me 91 euro në muaj (Video)

Familja në Hajvali që jeton vetëm me 91 euro në muaj (Video)

Një familje në Hajvali po përballet me kushte të rënda të jetës. Përveç vështirësive që kanë për ushqim dhe veshmbathje problemi kryesor i familjes Aliu është çështja e banimit.

Ata nuk kanë mundësi që të ndërtojnë shtëpi pasi që jetojnë vetëm me ndihma sociale.

E zonja e shtëpisë Sadije Aliu, tregon se aktualisht janë duke jetuar në katin e dytë të shtëpisë së kunatit.


Dëshira e saj e vetme është që dy fëmijët e saj ta kenë një kulm mbi kokë.

Sadija tregon se burri i saj nuk mund të punojë sepse ka probleme me boshtin e kurrizit, ndërsa sipas saj edhe pse ai vazhdimisht kërko, punë nuk mund të gjejë.

“Na jetojmë katër anëtarë, shpinë nuk e ka bërë burri, por e ka bë vjehrri po është me kunatin. Burri punon kush ta thirre kapak kështu, me social jetojmë, pe sheh edhe vetë kushtet qysh janë. Me na ndihmua kurrkush valla, përveç socialit që e marrin 91 euro edhe burrin që po e thirrin ndonjëherë me punua kur po mundet. Ai prej midisit diçka nuk është mirë, po i dhemb midisi nuk mundet të përkulet”, tha Aliu.

Ajo tregon se me ndihmën sociale që e marrin çdo muaj nuk mund t’ia dalin që të blejnë gjërat elementare.

Sadija thotë se nganjëherë ndihmohet edhe nga familja e saj,  por që edhe ata sipas saj nuk kanë mundësi gjithë të ndihmojnë.

“Po tybe socialin tu e kursye qashtu, po na del diqysh, ndonjë pare kur po shkoj tek familja jem po e marrë, 10 ose 15  varet tash se edhe ata po i kanë problemet e veta, gajlet e veta”, theksoi ajo.

Dy fëmijët e kësaj familje, vajza 8 vjeçare e djali 6 vjeç të hënën pritet të fillojnë vitin e ri shkollor, por që nëna e tyre thotë të mos kenë pasur mundësi t’iu  blejnë as fletore dhe gjëra të tjera të nevojshme për shkollë.

“Vajza i ka 8 vjet, djali i ka 6, sivjet kanë me shkua në shkollë çika është në klasë të tretë, djali fillon sivjet klasën e parë…hale nuk i kemi blerë kurrgjë për shkollë, s’kena marrë kurrgjë hale kurrgjë”, tha ajo.

Familja Aliu të vetmen shpresë thotë ta ketë që të del dikush që t’iu ndihmojë në ndërtimin e shtëpisë.  /KP/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori