LAJMI I FUNDIT:

Pozhegu Brothers krijon “Vatrën e Muhaxherëve” në Prishtinë

Pozhegu Brothers krijon “Vatrën e Muhaxherëve” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, konkretisht Lagjja e Muhaxherëve shumë shpejtë do të jetë një prej lagjeve me atraktive për banorët. Pas sa viteve pune dhe angazhim, kompania lidere e ndërtimit në Kosovë, “Pozhegu Brothers”, po krijon “Vatrën e Muhaxherëve” në kryeqytet.

Nga pas lufta, Prishtina ka regjistruar një rritje të konsiderueshme demografike me një kërkesë për ndërtesa banesore komerciale.

Pas shumë analizave që u bënë, dolën në përfundim që Prishtina ka nevojë për një planifikim të besueshëm dhe kushte të qëndrueshme të investimeve për ndërtimin e ndërtesave komerciale dhe të banimit.

Këto objekte janë të qasshme vetëm nëpërmjet përpilimit të rregullave teknike të definuara mirë dhe caktimi i saktë i zonave ku është i mundshëm ndërtimi.

Në Prishtinën e vjetër, Mëhalla e Muhaxhirëve ishte lagjja më e re, e cila gjendej në një kodrinë,të mbuluar me bar dhe e veshur me therra, me një pjerrësi të butë, në Jug Lindje të Prishtinës, dikur periferi e largët, kurse sot, gjendet pothuaj në zemër të qytetit.

Po ashtu, plani i ri urbanistik në këtë lagje të Prishtinës,ngjason me blloqet e qytetit të Barcelonës, Lagja e Muhaxherëve, zë një sipërfaqe prej 61 hektarë, e cila do të strukturohet në pesë tërësi urbane, duke e bërë këtë lagje më të qasshme dhe mirë të organizuar.

Kompania Pozhegu Brothers, në bashkëpunim më komunën e Prishtinës, po e fusin Prishtinën në sistemin urbanistik, ku kjo gjë u kishte munguar prishtinasëve.

Kjo lagje, do të jetë një prej lagjeve që do të merret shembull duke u radhitur në epokën e re të urbanizimit.

Arkitektja në kompaninë Pozhegu Brothers, Fitnete Shala-Gorqaj ka treguar se për këtë ndërtim që do ta bëjnë në këtë lagje, me leje ndërtimi janë pajisur në mes të muajit Qershor ku kompania në fjalë bashkë me grupin punues të arkitektëve kanë punuar në fazën e prezantimeve.

“Objekti i Pozhegu Brothers bënë pjesë në njërën prej blloqeve të lagjes së Muhaxhereve ne Bllokun B5 ku punimet për objektin tonë do të përfundojnë brenda 18 muajve mirëpo përfundimi i krejt bllokut varet edhe nga pronarët e tokave të cilët janë në bllokun B5 sipas planit rregullues Muhaxheret. Me disa prej tyre jemi në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjeve për ndërtim të përbashkët, disa të tjerë varet prej vullnetit të tyre. E rëndësishme është se blloku B5 çdo ditë e më shumë po i ngjason një ‘mini’ Barcelone “, theksoi ajo.

Arkitektja u bënë thirrje të gjithë banorëve që t’i bashkëngjiten bllokut për ndërtim duke e bërë atë lagje shembull për lagjet e tjera të Prishtinës.

Ndërkaq, arkitekti tjetër po i të njëjtës kompani, Elez Podrimja ka treguar rreth planit ku ka thënë se plani rregullativ në lagjen e Muhaxherëve përbëhet prej shumë blloqeve banesore ku forma e shtrirjes së objekteve janë me sistem të kombinuar (të hapur dhe të mbyllur).

“Objekti është projektuar në bazë të normave dhe standardëve të Komunës së Prishtinës ku klientit i është ofruar një komoditet i lartë. Përparësitë e objekteve që jemi duke i ndërtuar, janë të shumta: lokacioni 7 min afër sheshit Skënderbeu , kualiteti i punimeve, organizimi i mirë i hapësirave të brendshme, fasada me tullë njëshe që karakterizon një izolim komfor për dimër të nxehtë dhe verë të freskët”, është shprehur ai.

Po ashtu, të veçantë këtë lagje, pikërisht këtë ndërtim do ta bëjë edhe forma e objektit nga funksioni ku kemi arritur të parët të sjellim Inovacion në sistemin e organizimit korridoreve të përbashkët jo vetëm në Prishtinë por anë e mbanë botës ku mund të jetë një Sistem i ri i organizimit të cilën mund të jetë një shembull për të tjerët, theksoi Podrimja.

“Korridoret janë shumë funksionale dhe të ndryshueshëm, nëpërmjet këtij sistemi të organizimit kompania ka kursyer rreth 100 mijë euro i cili me këto të holla do të investoj në rritjen e standardit të objektit si dhe ka ndarë fondin për Bamirësi”, tregoi ai.
Kompania Pozhegu Brothers, është njëra prej kompanive të ndërtimit që i ka plotësuar të gjitha procedurat dhe pa problem është pajisur me leje ndërtimi nga komuna e Prishtinës.

Sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, investitori në fjalë gjatë procedurës së pajisjes me Leje Ndërtimit, ka zhvilluar procedurat e parapara ligjore si bashkimi i parcelave kadastrale dhe këmbimi i parcelave të përfshirë në rrugë të planifikuara nga Plani Rregullues “Muhaxherët” në funksion të interesit publik.

“Pronarët/investitori, para aplikimit për Leje Ndërtimi i janë nënshtruar procedurës së pajisjes me Kushte Ndërtimore, me këtë rast pas shqyrtimit të dokumentacionit të prezantuar, konsultimit të planeve urbanistike për zonën në fjalë dhe rregullativës ligjore në fuqi, kjo drejtori ka caktuar Kushtet Ndërtimore me nr.05-350-97110 të dt. 12.08.2016, konform kritereve të Planit Rregullues “Muhaxherët”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Komunës së Prishtinës.

Ndër të tjerash, ata kanë treguar se Drejtoria e Urbanizimit, deri në fillim të muajit të gjashtë, i ka lëshuar edhe 54 leje ndërtimi në kategorinë e parë, kurse në kategorinë e dytë, i ka lëshuar 23 leje ndërtimi si dhe 2 objekte fetare.

Ndryshe, kjo lagje, do të ketë rreth 1500 parkingje të jashtme krahas parkingjeve nëntokësore dhe rreth 26 mijë hektarë hapësira të gjelbëruara lagjja e riorganizuar parashikon të jetë vendbanim për rreth 30 mijë qytetarë të qendrës së Prishtinë.
Plani rregullues urban është përpiluar në shkurt të vitit 2012, por implementimi i tij ka filluar vetëm gjatë këtij viti, duke e bërë kështu lagjen e parë të pasluftës në Kosovë në të cilën po ndërtohet sipas planit. Strukturimi i blloqeve banesore, format dhe lartësia e ndërtimit, infrastruktura rrugore, sociale dhe hapësirat e gjelbërta parashihen në detaje në këtë plan.

Sipas planit rregullues urban për këtë lagje, bashkë me planifikimin e objekteve banesore, parashihet edhe rregullimi i trafikut, hapësirës së parkingjeve dhe transportit urban.

“Transporti publik do të realizohet përmes rrugëve: “Isa Kastrati” dhe “Gazmend Zajmi” të cilat ndërlidhen me rrugën qendrore “Agim Ramadani”. Vendndalimet e mjeteve të transportit publik do të vendosën në raport me kërkesën për transport, duke respektuar distancën minimale në mes vendqëndrimeve prej 300 metra” thuhet në planin rregullues urban për Lagjen e Muhaxherëve.

Lagja e Muhaxherëve është lagja e parë nga paslufta për të cilën ka një plan rregullues urban, implementimi i të cilit mbetet përgjegjësi e Komunës së Prishtinës, përkatësisht Drejtorisë së Urbanizmit dhe inspektorëve të saj, tek të cilët qytetarët mbajnë shpresat për urbanizim të lagjes dhe komunës.

Ndryshe, emri i Mëhallës së Muhaxherëve rrjedh nga fjala arabe “muhaxhir”që në shqip ka këtë domethënie, (ai që largohet nga vendbanimi i tij, kur mbetet pa shtëpi, nga një fatkeqësi ose nga përndjekja me dhunë, dhe që vete në një vend tjetër për të kërkuar strehim)”.
Muhaxherët në Prishtinë ikën nga vendbanimet e tyre nga përndjekja e egër e ushtrisë serbe dhe u vendosën edhe në Prishtinë, si pasojë direkte e Marrëveshjes Ruso – Turke, të Shën Stefanit, të vitit 1875 dhe vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, në vitin 1878. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori