LAJMI I FUNDIT:

Stuhi tropikale mbi Atlantikun lindor dhe në afërsi të Meksikës

Stuhi tropikale mbi Atlantikun lindor dhe në afërsi të Meksikës

Stuhia tropikale Irma gradualisht është duke u përforcuar mbi pjesën lindore të Oqeanit Atlantik, ndërsa sipas pohimeve të Qendrës kombëtare për uragane të SHBA-së, pritet sot ose nesër të shndërrohet në uragan.

Stuhia ndodhet në rreth 770 kilometra në perëndim të Ishujve të Kepit të Gjelbër dhe është me shpejtësi maksimale të erës prej 95 kilometra në orë.


Akoma nuk është lëshuar paralajmërim për rrezik.

Qendra kombëtare për uragane e SHBA-së, paralajmëroi se në Oqeanin Paqësor është duke u krijuar stuhia tropikale Lidia, rreth 290 kilometra në juglindje të shtetit federal meksikan Kalifornia e Poshtme, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet të shndërrohet në uragan.

Autoritetet në Meksikë lëshuan paralajmërim për stuhitë tropikale dhe mundësinë për uragane në pjesën jugore të Gadishullit të Kalifornisë së Poshtme, duke theksuar se ekziston mundësia që rajoni bregdetar dhe pushimorja Los Kabos, të goditet prej erërave të fuqishme dhe shirave të rrëmbyeshme.

Pritet stuhia të shndërrohet në uragan para se të mbërrijë në breg.

Stuhia është duke lëvizur drejt veriut me 11 kilometra në orë dhe me shpejtësi maksimale të erës prej 65 kilometra në orë.

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori