Përderisa Mustafa kishte shkruar për vështirësitë e tij në qeverisje lokale dhe qendrore, Blerta Rugova ka përmendur sakrificat të cilat Presidenti i kishte bërë e vështirësitë me të cilat ai ishte përballur, të cilat, sipas saj, nuk ishin krijuar vetëm nga pushteti serb.
Kllokoqi-Rugova ka përmendur njerëzit që, siç thotë ajo, kishin punuar kundër vullnetit të Presidentit Rugova, dhe të cilët ia kishin bllokuar atij financat. Gjatë kohës për të cilën Blerta flet, financat menaxhoheshin nga Isa Mustafa në Qeverinë e Kosovës në egzil.
Sipas saj, sulmet ndaj familjes së Rugovës kanë vazhduar dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Postimi i plotë Blerta Kllokoqi-Rugova:
“Të dashur miq,
Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova mbeti jetim kur ishte vetëm 1 muaj. Shteti fqinjë, pushteti i atëhershëm serb, i pushkatuan babën Ukë e gjyshin Rrustë. Mbeti i vetëm, me nënën Sofë, e cila me shumë sakrificë e mund, nënë shqiptare heroike, e rriti, e edukoi dhe e shkolloi.
Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova nuk kapi një armë e të gjuaj një polic serb a një komisar serb. E as të dilte e të fyente. Ai zgjodhi një rrugë tjeter: luften me pend. Luften e qetë. Luften me paqe. Luften duke krijuar miq ndërkombëtar. Luften duke pasur miq Shtetet e Bashkuara të Amerikes.
Se çfarë sakrifikoi në kohën kur ishim nën okupimin serb të gjithë e dinë!!!
Në fund, erdhën e muren peng. I kërkuan të shkojë në Beograd dhe të kërkojë ndërprerjen e sulmeve të Natos. Ai kishte para vehtes dy zgjidhje:
1. Të vdes në vend duke u shpallur patriot
2.Të shkojë në Beograd dhe duke shpresuar në mbështetjen e miqve ndërkombëtar të vazhdojë misionin e nisur për çlirimin e qytetarëve të tij, për një Kosovë të pavarur e demokratike
Ai zgjodhi të dyten, duke pasur besim në qytetaret e Republikes së Kosoves dhe duke dëshiruar me çdo kusht Kosoven shtet të pavarur e demokratik për popullin e tij. U ofendua e u fy.
Por ai, një fjalë nuk e tha!
Me ndihmen e miqëve tanë ndërkombëtar ai dhe familja e tij u transferuan në Itali. Por ai, me dëshirë dhe vullnet të mirë, për të qenë më afër popullit të tij, duke ditur numrin e qytetarëve që kishin ikur për në Gjermani, kërkoi të udhëtoj drejt Gjermanisë. Aty ai e kuptoi se kishte njerëz që punonin kunder vullnetit të tij, duke i bllokuar financat, kushtet elementare për jetesë, që ai të mos merrej me procese por me sigurimin e një kafshate buke për fëmijët e tij. U detyrua të kthehej sërish në Itali.
Por ai, një fjalë nuk e tha!
Kosova u çlirua. Ëndrra e tij u realizua. Puna e tij u shpërbly. Qytetaret e Republikes së Kosoves i dhanë besim të plotë në zgjedhjet e para lokale të pasluftes në vitin 2000, ku fitoi 58% të votave, dhe në zgjedhjet e para parlamentare të pasluftës në vitin 2001, ku përkunder manipulimeve të panumerta, ai fitoi 48% të votave.
Duke parë adhurimin e tij nga populli i Kosoves, duke e parë si një njeri të pamposhtur, i vranë shumë bashkëpunëtorë. I vranë Xhemajl Mustafen, i vranë Smajl Hajdarin, i vranë Ukë Bytyqin, e shumë të tjerë.
E sulmuan me bombë në shtëpi me datën 12.03.2004. E sulmuan me bombë veturën e tij me datën 15.03.2005.
Por ai, sërish një fjalë nuk e tha!
Ai kishte ende punë për të bërë, njohjen formale të Pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2004 u munduan të i krijojnë një opozitë shumicë për t’i pamundësuar zgjedhjen si President. Mu atëkohë, për ata që kanë harruar, ishte Ramush Haradinaj ai që u shkëput nga ai koalicion kunder Rugoves, kunder njeriut që sakrifikoi vehten dhe jeten e tij për një Kosovë të pavarur e demokratike, dhe hyri në koalicion me LDK-në, duke zgjedhur Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova “Presidenti i parë i Republikes së Kosovës”.
Në tetor 2005, Presidenti trajtohej me kemioterapi, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, kur po bisedohej për statusin final të Kosoves në Vjenë të Austrisë, dhe nga takimet me të në atë gjendje duke mos e kursyer aspak dilnin nga takimi me të e thonin: “Kjo është shtëpi e krimit, këtu ka kriminel”, duke provuar me çdo kusht njollosjen e tij përmes familjes së tij, aty ku edhe kanë zanafillen propagandat ndaj Ukë Rugoves.
Por Presidenti ynë historik, një fjalë nuk e tha!
Ai nuk merrej me individë, ai vazhdonte fliste për procese. Për Kosovën shtet të pavarur e demokratik.
Ai ASNJËHERË një fjalë nuk e tha, as për ata që e sulmuan, as për ata që e tradhtuan, as për ata që ia ndalen financat, as për individë ndërkombëtarë, sepse atij nuk i interesonte gjendja e epiteti që atij do i jepnin, i interesonte Kosova shtet i pavarur e demokratik, i interesonte integrimi në BE dhe Nato, i interesonte mirëqenia e qytetarëve të tij.
P.S. Sulmet ndaj familjes së tij kanë vazhduar dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Gjithnjë të inicuara nga shërbimet që punojnë kunder Kosoves shtet i pavarur e demokratik, që për qëllim kanë zbehjen e figures së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Por, për ne kjo nuk është prioritet. Prioritet mbetet porosia e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e demokratik, me të gjithë qytetaret e saj të integruar në BE, në NATO dhe në lidhje dhe miqësi të përhershme me SHBA-të””, (sic), ka shkruar Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!