LAJMI I FUNDIT:

Ka përfunduar me sukses pjesa e dytë e provimit të maturës shtetërore  

Ka përfunduar me sukses pjesa e dytë e provimit të maturës shtetërore  
Foto: Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas përfundimit të pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2017 (afati i gushtit) vlerëson se i tërë procesi i organizimit dhe administrimit është përmbyllur me sukses.

Provimit të Maturës (afati i gushtit) i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim.

Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.


Sipas KShM-së, edhe pjesa e dytë e Provimi të Maturës (afati i gushtit) ka shkuar konform rregullave ligjore, duke bërë që procesi të zhvillohet pa ndonjë problem dhe çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve.

KShM bën të ditur se rezultatet e provimit do të publikohen më 7 shtator 2017.