LAJMI I FUNDIT:

Komuna Qendër me masa kundër zhurmës nëpër lokale

Komuna Qendër me masa kundër zhurmës nëpër lokale

Me urdhër të Komunës Qendër, ndërsa edhe me kërkesë të qytetarëve, kompania e autorizuar ka kryer matjen e zhurmës në kafenetë ‘Intermeco’, ‘Bastion’ dhe ‘Xhusi bar’ dhe ka konstatuar se zhurma e cila vjen nga këto lokale e kalon maksimalen nga kufiri i lejuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komuna kumtojnë se gjobat për personat përgjegjës dhe juridik do tu shqiptohen sipas rregullores pozitive ligjore.


Në raportimin nga qytetarët, kumtojnë nga Komuna, inspektori i autorizuar ka dalë në terren dhe ka pohuar se muzika e cila vjen nga kafenetë, ua ka prishuar qetësinë dhe ëndrrën e banorëve nga rrethina.

Kryekomunari Zhernovski ka përsëritur se nuk do të lejojë privimin e qytetarëve nga qetësia dhe se do të vazhdojë të merr masa kundër zhurmës së lartë nëpër lokale. /Telegrafi/