Brenda pak muajsh kanë ndodhur disa sulme ndaj fytyrave publike në Kosovë.
Në cak të sulmeve ishin anëtarja e një partie politike, drejtori i burgjeve, udhëheqësi i një gazete dhe gruaja e një ministri.
Arbana Xharra, u sulmua në maj derisa po hynte në banesën e saj, pak ditë pasi aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës.
Dhjetë ditë më pas në shënjestër të sulmeve ishin edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj si dhe drejtori i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri.
Xharra, Zogaj e Olluri u trajtuan në Qendrën Klinike Universitare, pas lëndimeve të marra
Por akoma pa u identifikuar dorasit e tri rasteve të para, të hënën u sulmua edhe Vitore Stavileci, gruaja e ministrit në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se shpeshtimi i këtyre rasteve është alarm për sigurinë në Kosovë.
“Kur kësaj i shtohet gjuha e ulët politike, gjuha që nxit urrejtjen, që dehumanizon kundërshtarin politik, që justifikon përdorimin e dhunës si një mjet politik, atëherë qartësisht kemi të bëjmë me sinjale të përshkallëzimit të dhunës në Kosovë”, ka thënë Ramadani, për Klan Kosova.
Ai njëherit ka komentuar deklaratat e partive politike për hedhje të fajit nga njëra palë tek tjetra.
“Gjuha e urrejtjes dhe dehumanizimit të kundërshtarit ka filluar tashmë disa vjet, në fillim sikur një gjuhë kundërshtuese politike, por pastaj ka marrë përmasa të nxitjes së dhunës”.
“Gjuha politike është helmuar rëndë gjatë tri viteve të fundit, derisa brenda kësaj periudhe ka pasur përdorim të dhunës dhe vandalizmit si mjet politik”.
Madje Ramadani ka përmendur edhe djegjen e veturave të politikanëve dhe grave të tyre që kishin ndodhur në të kaluarën.
“Veturat e politikanëve të caktuar janë djegur si mesazh politik, politikanët janë sulmuar fizikisht qoftë edhe në aspekt simbolik, por më helmuesja ka qenë djegia e veturave të grave të dy politikanëve, përkatësisht Memli Krasniqit dhe Bajram Gecajt”.
“Për fatin tonë të keq, Policia e Kosovës nuk ka arritur të zbardhë asnjërin prej rasteve të djegieve të veturave, edhe pse këto akte kriminale kanë pasur qëllim politik dhe mesazh politik”, tha Ramadani. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare