LAJMI I FUNDIT:

Sfidohet të qëndrojë pesë ditë në vetmi të plotë, përjeton halucinacione pas 72 orëve (Video)

Sfidohet të qëndrojë pesë ditë në vetmi të plotë, përjeton halucinacione pas 72 orëve (Video)

Sarah Doherty është bërë pjesë e projektit të një kanali televiziv në Britani të Madhe, ku duhet të qëndrojë për pesë ditë në vetmi të plotë.

Por, 36-vjeçarja që mendoi se do të ketë pak qetësi dhe të largohet nga problemet e përditshme, është penduar keq, transmeton Telegrafi.

Pas 72 orësh, ajo ka nisur të përjetojë halucinacione, teksa shihte gjëra në lavaman, si dhe dëgjonte zëra që në fakt nuk ekzistonin, derisa i janë hapur dyer që të largohet.


Ky eksperiment, në fund të së cilit pjesëmarrësit shpërblehen me para, është bërë që të shihet se si veprojnë njerëzit pa telefon, internet apo ndonjë komunikim tjetër social.

Në këtë sfidë kanë marrë pjesë edhe dy të tjerë, ndërsa përjetimet e tyre pritet të transmetohen së shpejti. /Telegrafi/

https://youtu.be/r1St41uvjQg