Hajdar Beqa nuk është kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës. Kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës tash është Ramadan Hoti, nënkryetar aktual i komunës.
Ky ndërrim që ka bërë PDK-ja, është bërë me propozimin e deputetit Hajdar Beqa. Kështu të paktën tha ai nëpërmjet telefonit për KosovaPress.
Beqa tha se ai ka qenë i propozuar nga dega e PDK-së në Gjakovë dhe Kryesia e partisë por pasi që ka fituar votat si deputet në zgjedhjet e 11 qershorit e ka parë të arsyeshme që ta propozojë bashkëpartiakun e tij Ramadan Hoti.
“Unë kam propozuar në kryesi të partisë që Hoti të jetë kandidat dhe ky propozimi imi është miratuar nga partia.Do të dalim fuqishëm fitues nga këto zgjedhje dhe besoj që me kandidatin Hoti do mposhtim kundërshtarët. Hoti është një njeri i denjë për të qenë kryetar sepse ka qenë edhe nënkryetar i komunës”, tha Beqa.
Sipas tij fitorja e PDK-së në komunë të Gjakovës është në interes të qytetarëve të kësaj komune.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 tonë medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe
Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251