LAJMI I FUNDIT:

Ivanoviq: Marrëveshja me Prishtinën e mundur vetëm kur hyjmë në BE

Ivanoviq: Marrëveshja me Prishtinën e mundur vetëm kur hyjmë në BE

Kryetari  i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP  Oliver Ivanoviq ka vlerësuar se dialogu i brendshëm për Kosovën është çështja më e rëndësishme për serbët.

Marrëveshja me shqiptarët, tha ai, do të jetë e mundur vetëm pas hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.

Politikani serb në një intervistë për televizionin N1 kujtoi se ai mbështeti idenë e Presidentit Aleksandar Vuçiq për dialogun e brendshëm mbi Kosovën dhe i kërkoi atij që të jetë më këmbëngulës sesa paraardhësit e tij Boris Tadiç dhe Vojislav Koshtunica, transmeton Klan Kosova.


“Dy të parët nuk ishin këmbëngulës. Kjo nuk është e mirë. Duhet të kishit gjithë kohën në këtë botë, është çështje e gjithçkajega identiteti, deri tek çështja e së ardhmes sonë. Vuçiq duhet të hapë debate serioze”, tha ai.

Udhëheqësi i SDP rikujton se në vitin 2006 ai propozoi një model qipriot për Kosovën, jo si një model statusi, por si model i zgjidhjes së konfliktit.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një “konflikt të ngrirë”, siç pretendohet nga Presidenti Vuçiq, duke shtuar se një model i tillë, përveç në rastin e Qipros, në BE është aplikuar edhe në rastin e Mbretërisë së Bashkuar – d.m.th si Qipro që është pranuar në anëtarësim me status të pazgjidhur të pjesës veriore të ishullit, ashtu edhe Britania është bërë anëtare e BE-së, derisa çështja e Irlandës së Veriut ende nuk ka qenë e zgjidhur.

Prandaj, Ivanoviq beson se Serbia duhet gjithashtu që në BE të pranohet si një vend gjithëpërfshirës, ​​së bashku me Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori