LAJMI I FUNDIT:

Alaudin Hamiti largohet nga Klan Kosova?

Alaudin Hamiti largohet nga Klan Kosova?

Prezantuesi dhe drejtori i deritanishëm i Klan Kosovës, Alaudin Hamiti, duket se i ka dhënë fund angazhimit të tij në televizionin e njohur.

Burimet e Telegrafit mësojnë se Hamiti i ka dhënë fund angazhimit të tij si drejtor dhe si udhëheqës i emisionit “Ndërrimi i Natës – NIN”.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Hamitit, i cili ka qenë fytyra kryesore e Klan Kosovës dhe emisioneve prej më të shikuarave në vend.


Hamiti ishte ideator i shumë prej emisioneve të shikuara të Klan Kosovës, por sezoni i ri televiziv pritet ta gjejë atë në një angazhim të ri.

Vet Alaudini nuk ka konfirmuar ende asgjë në rrjetet sociale, teksa mbetet të shihet çka do të ndodhë me një prej prezantuesve dhe producentëve më atraktiv në skenën televizive kosovare. /Telegrafi/