Ekspertët: Media në Maqedoni duhet të promovojë interesat e publikut dhe jo të reklamojë aktivitetet e Qeverisë
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për heqjen e reklamave shtetërore nga mediat elektronike dhe të shtypura, vlerësohet si hap pozitiv në drejtim edhe të heqjes së ndikimit të pushtetit mbi politikat e tyre, shkruan REL.
Sipas vendimit, institucionet qeveritare, aktivitetet e tyre, në veçanti shpalljet e interesit të përgjithshëm, mund t’i publikojnë në transmetuesin publik edhe atë në bazë të kritereve të përcaktuara, pa kompensime dhe në faqet e internetit të institucioneve përkatëse.
Vendimi vjen pas reagimeve të shumta për shkak të favorizimeve të mediave të caktuara nga Qeveria e mëparshme.
Shoqata e Gazetarëve ka vlerësuar se vendimi “përçon mesazhin se pronarët e mediave dhe menaxherët më nuk mund të presin para nga fondet publike, që të shpërbëjnë si makineri propaganduese, por se ekzistencën e tyre duhet ta kërkojnë në tregun mediatik”.
Edhe njohësit e çështjeve të mediave e vlerësojnë pozitivisht vendimin, duke shpresuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim të taktikës për kontrollin e sërish mbi median.
“Mendoj se është një vendim i mirë që mënjanon mjetin kryesor të Qeverisë për të kontrolluar mediat, pasi pikërisht nëpërmjet reklamave, Qeveria e kaluar ndërhynte në pavarësinë e mediave në Maqedoni, duke i bërë që të shndërrohen në klient apo në propagandues të saj, e jo në përfaqësues apo artikulues të interesave të publikut”, thotë Xhelal Neziri nga qendra për gazetari hulumtuese.
Ai thotë se që vendimi të jetë i plotë duhet të pasohet edhe me një masë tjetër, atë të mënjanimit të konfliktit të interesit në mediat, që janë të lidhura me kompani të caktuar, që në fakt janë edhe pronarë të mediave të cilët kanë përfituar tenderë nga institucione shtetërore.
Vendimi i Qeverisë vlerësohet pozitivisht edhe nga Isen Saliu, nga e përditshmja “Lajm”, por vetëm nëse vendimi, sipas tij, është i sinqertë në dhënien fund të konkurrencës jolojale, siç bënte Qeveria e kaluar.
“Nëse vendimi i Qeverisë është vetëm sa për të ndërprerë reklamat qeveritare dhe në anën tjetër për të gjetur forma tjera për të mbështetur financiarisht mediat që përkrahin Qeverinë, atëherë mendoj se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga e kaluara. Mendoj se Qeveria duhet të gjejë forma për të ndihmuar mediat e pavarura që pësuan rëndë nga politika e Qeverisë së kaluar, duke ndarë miliona për mediet që mbështesin Qeverinë”, thotë Saliu duke vënë në sprovë kryeministrin Zoran Zaev që të ndërhyjë tek partneri shqiptar në qeveri, BDI-ja, e cila në kohën e qeverisjes me OBRM-në kishte ngritur padi ndaj kësaj gazete në vlerë prej disa dhjetëra mijëra euro.
“Në këtë drejtim ndoshta hapi i parë që do të duhej të ndërmerrte kryeministri Zoran Zaev është që të kërkonte nga Ali Ahmeti dhe BDI-ja që të tërhiqte dy paditë ndaj gazetës Lajm në vlerë prej 50 mijë eurove, që do të ishte një sinjal se Qeveria e re ka ndërmend që të ndryshojë qasjen ndaj mediave në aspekt pozitiv në krahasim me Qeverinë e kaluar”, thotë Saliu.
Nga ana tjetër, Xhelal Neziri nga qendra për gazetari hulumtuese, thotë se Qeveria duhet megjithatë të mendojë për interesin e përgjithshëm, e që mund të arrihet përmes financimit të projekteve të karakterit arsimor, kulturor e shkencor.
“Qeveria vlerësoj se megjithatë duhet të kenë fonde të caktuara për mediat që do të kenë prodhime në interes të përgjithshëm. Por, në këtë rast duhet të kihet parasysh që këto fonde të mos keqpërdoren për dëgjueshmërinë e mediave por t’i ndahen atyre televizioneve apo gazetarëve që i meritojnë ato financa”, thotë Neziri.
Mediat në Maqedoni kanë qenë në vazhdimësi në qendër të kritikave të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe një nga kushtet kryesore për demokratizimin e vendin dhe procesin e integrimit euroatlantik. Përveç presioneve ndaj mediave ka pasur edhe raste të burgosjes dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve. Maqedonia sipas shumë raporteve ndërkombëtare radhitet në grupin e shteteve me liri të kufizuar të shprehjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje