LAJMI I FUNDIT:

Mikullovci: Edhe unë jam në pritje të seancës, nuk e di se çfarë po ndodh

Mikullovci: Edhe unë jam në pritje të seancës, nuk e di se çfarë po ndodh

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, ende nuk e di datën se kur do të mbahet seanca e radhës e legjislativit, pas dështimit të gjashtë me radhë të koalicionit PAN që ta zgjedhë kryeparlamentarin.

Të enjten e kaluar nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën e Kuvendit ka pranuar se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe ka kërkuar afat shtesë, siç ka thënë ai, më shumë se dhjetë ditë dhe më pak se dy javë.

“Edhe unë jam në pritje të mbajtjes së seancë së radhës, sikur të gjithë qytetarët e Kosovës e si të gjithë deputetët. Nuk  e di se çfarë po ndodh”, ka thënë për “Zërin” Mikullovci.


Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje” nuk është shumë i sigurt në konsistencën politike të Behgjet Pacollit, pasi që, siç thotë ai, ky i fundit mund “ të luhatet dhe t’i bashkohet PAN-it”.

“Behgjet Pacolli mundet të luhatet, ai edhe mund t’i bashkohet PAN-it. Do të pres deri të vendosin partitë se kur të thirret seanca e radhës”, u shpreh Mikullovci.

I pyetur për një takim konsultativ të mundshëm mes përfaqësuesve të partive politike, ai ka thënë se nuk e sheh të nevojshëm, pasi që është hera e tretë që po thirret pa ndonjë rezultat konkret. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori