LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Të rreme deklaratat e OBRM-PDUKM për shtrenjtim të energjisë elektrike

Në reagimin e LSDM për deklaratën e OBRM-PDUKM në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike, thonë se kjo aspak nuk është e vërtetë dhe është vetëm vazhdim i gënjeshtrave të OBRM-PDUKM që i plason çdo ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në OBRM-PDUKM sundon panikë e madhe pasi që po ndriçohen rastet e kriminalit të kryer në komapnitë energjetike dhe qytetarët do në shohin se në çfarë përmasa është çuar kriminali i tyre në fakturat e energjisë elektrike që kanë paguar qytetarët. Me shfrytëzim të tarifës së lirë të energjisë elektrike qytetarët do të kenë mundësi të kursejnë dhe në këtë mënyrë do të kenë faktura më të ulëta të energjisë elektrike. Ndërsa Ligji i ri për energjetikë do të mbrojë interesin e qytetarëve dhe do të ju mundësojë të drejtën themelore që deri më tani nuk e kanë pasur, të drejtën e zgjidhjes së furnizuesit me energji elektrike’, thuhet në reagimin e LSDM./Telegrafi/