Kanarina si kanakare argëtuese shtëpiake: Gjërat që patjetër duhet t’i dini!
Si edhe çdo shpend, edhe kanarinat e duan lirinë, andaj mos i mbyllni në kafaz të vogël
Ato kanë nevojë për hapësirë sa më të madhe, ndërkaq dimensionet e kafazit nuk bënë të jenë më të vogla se 40 x 60 centimetra.
Pas papagallit tigër, kanarinat janë kanakarët më të shpeshtë pupëlorë në shtëpitë tona.
Mirëpo, para se të blini ndonjë, do të ishte mirë që të njiheshit me atë shpend temperament, i cili me këngën e vet do t’jua zbukurojë jetën.
Kanarinat janë të famshme për këngën e tyre melodike dhe për natyrën e tyre të ëmbël. Këta zogj popullor janë të vegjël dhe kanë nevojë për hapësirë më të vogël sesa speciet e tjera më të mëdha, transmeton Telegrafi.
Blerësit i tërheqin shumë kënga dhe puplat e tyre të bukura. Ka shumë lloje kanarinash. Është mirë që kanarina të blihet në një dyqan të njohur e të zgjidhet një zog i vogël në moshë.
Zogjtë e vegjël mësohen më mirë me mjedisin e ri dhe njerëzit e rinj. Zgjidhni një zog aktiv, me pupla të shëndetshme dhe me një shprehje të gëzueshme.
Llojet e zakonshme të kanarinave janë Harz-i, American Singer, Yorkshire, Lancashire, Scotch Fancy dhe Border-i.
Kënga e kanarinave ndryshon sipas llojit të tyre. Pasi ta keni blerë, çojeni yllin tuaj të ri të operës tek veterineri dhe mësoni të gjitha veprimet e rëndësishme që ju duhen për rritjen dhe kujdesin parandalues shëndetësor për zogun tuaj në mënyrë që ai të jetojë gjatë, i lumtur dhe i shëndetshëm.
Disa veterinerë janë të specializuar për kujdesin ndaj zogjve të shtëpisë si dhe zogjve ekzotikë dhe këta veterinerë do të ishin idealë për zogun tuaj. Zogun duhet ta çoni tek veterineri një herë në vit për një kontroll profesional si dhe për të marrë masat parandaluese të shëndetit.
Marrëdhëniet e veçanta midis kanarinave dhe njerëzve janë vendosur që në periudhën e hershme të industrisë minerale. Minatorët mbanin kanarina në minierë. Në rast se cilësia e ajrit nuk ishte e mirë, kanarinat ishin të parat ato që tregonin shenja pakënaqësie.
Kanarinat jetojnë mesatarisht 7 vjet, megjithëse jetëgjatësia e tyre ndryshon shumë nga njëri lloj në tjetrin. Jetëgjatësia e tyre shkon nga 5 deri në 20 vjet.
Kafazi duhet të jetë 40 cm x 60 cm dhe të ketë të paktën të njëjtën lartësi.
Ushqimi mund të ndryshojë disi midis llojeve të ndryshme të kanarinave e për të kuptuar programin ushqimor më të përshtatshëm për ta mund t’ju ndihmojë shitësi apo veterineri juaj.
Ushqimi duhet të përbëhet nga një përzierje farërash apo thërrimesh me ushqime të gjelbra dhe me sasi të vogla proteinash, niseshteje dhe vitaminash si dhe me burime kalciumi të tilla si guaskat e gocave të detit. Uji duhet të ndërrohet shpesh në mënyrë që të jetë i freskët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri