LAJMI I FUNDIT:

Kujdesi për kanarinat

Kujdesi për kanarinat

Kanarinat janë shoqërore me njerëzit me karakter të mirë. Ato nuk sulmojnë fëmijët, vizitorët ose kafshë të tjera.

Kanarina është zog këngëtar sa trumcaku, me trup të bukur e të shkathtë, me pupla në ngjyrë të verdhë të hapur, që mbahet në kafaz për zërin e tij të këndshëm.

Larja është shumë e rëndësishme për kanarinat gjatë sezonit të riprodhimit dhe shtrirjes së vezëve. Kujdes, mos i lini në të ftohtë.


Thonjtë e tyre mund të priten, por procesi kryhet me mjaft kujdes, pasi nëse pritet një enë gjaku, zogu mund të ngordhë shpejt.

Sjellja

Kanarinat janë shoqërore me njerëzit me karakter të mirë. Ato nuk sulmojnë fëmijët, vizitorët ose kafshë të tjera. Gjithsesi, ato janë zogj të druajtur dhe nuk duhet të strehohen së bashku me papagaj ose zogj të tjerë, që mund të jenë më agresivë nga natyra.

Vënia e dy kanarinave meshkuj në kafaz shkakton zënka, por nëse kafazi është shumë i madh, kanarinat mund të bashkohen edhe me kanarina të tjera ose trishtil.

Disa këshilla për trajnimin

Nëse dëshironi ta trajnoni një kanarinë, rekomandohet që të blini një zog të vetëm. Mosha më e përshtatshme për të filluar mësimin është kur ato janë të vegjël. Kur ju nevojitet për të mbajtur kanarinën tuaj, vendosni pëllëmbën e dorës në kurrizin e tij dhe kaloni gishtat rreth zogut, ndërsa gishtin e madh dhe atë tregues në dy anët e kokës.

Pickimet nga kanarinat janë të rralla, madje edhe kur ato tentojnë, pickimi i tyre është i parrezikshëm.

Një truk: Nëse kanarinat meshkuj ekspozohen ndaj tingujve që në rini, ata mund të mësojnë të kopjojnë disa prej tyre si, zilja e telefonit ose zilja e derës.

Kujdes: Të mësuarit dhe trajnimi i kanarinës kërkon shumë durim dhe qëndrueshmëri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori