LAJMI I FUNDIT:

Rreth 5.000 qytetarë kanë konrolluar Listën zgjedhore

Rreth 5.000 qytetarë kanë konrolluar Listën zgjedhore

Inspektim të Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017 në njësitë rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ dhe në zyrat e tyre në mbarë vendin, dje – 24 gusht, kanë kryer 4.579 qytetarë. Qytetarët kryejnë inspektim të Listës zgjedhore edhe nëpërmjet web faqes së KSHZ. Inspektimi, sipas afatit të caktuar nga KSHZ, do të zgjasë deri më 9 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësja e KSHZ, Arijeta Xhemaili, informoi se sot duhet të përfundojë zgjedhja e anëtarëve të këshillave zgjedhorë nga të punësuarit në administratën shtetërore për 80 komuna, procedurë të cilën Komisionet zgjedhore komunale – KZK e bëjnë nëpërmjet softuerit të KSHZ.

Partitë politike me më shumë vota të fituara në zgjedhjet paraprake, propozimet e tyre për anëtarë të këshillave zgjedhorë deri te KZK duhet ti dorëzojnë deri më 29 gusht, për shkak të fundjavës dhe festës, njoftuan nga KSHZ.


Ndërsa, afati për mbledhjen e nënshkrimeve për listat e pavarura në KSHZ zgjat 15 ditë dhe përfundon më 4 shtator./Telegrafi/