LAJMI I FUNDIT:

Macron e tepron, në tre muaj 26 mijë euro për “make-up” (Video)

Macron e tepron, në tre muaj 26 mijë euro për “make-up” (Video)

Gjatë tre muajve të tij në pallatin Elize, Emmanuel Macron ka shpenzuar 26.000 euro vetëm për make-up.

Raportimi i “Le Point” nuk e ndihmon aspak imazhin e liderit 39-vjeçar të qendrës, popullariteti i të cilit ka ardhur në zbehje që prej triumfit në presidencialet e muajit prill.

Personi i angazhuar me makiazhin e tij, i përmendur nga e përjavshmja politike franceze vetëm si Natacha M, ka paraqitur dy fatura, njëra prej 10.000 eurosh, tjetra 16.000 euro.


Zyra e presidentit e mbrojti honorarin marramendës me justifikimin se nevoja e një kontraktuesi ishte paraqitur në një moment urgjence, transmetont ch.

E njëjta artiste make up-i ka qenë përgjegjëse për make-up-in e Macron gjatë fushatës presidenciale.  Bashkëpunëtorët e kreut të shtetit nxituan të sqarojnë se shpenzime të tilla do të reduktohen ndjeshëm në të ardhmen.

Paraardhësi i Macron, Francois Hollande i paguante 6.000 euro personave që merreshin me makiazhin e tij, ndërsa Nicolas Sarkozy, sipas Vanity Fair, i jepte stafit të tij 8.000 euro për këtë qellim. Hollande megjithatë e pati shkundur dhe ai opinionin publik me shumën e pabesueshme të parave që i paguante berberit personal, plot 10.000 euro në muaj.

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori