Një arsye tjetër për të qenë refuzues ndaj ofertave në botën e kriptomonedhave: shanset janë që një në dhjetë të përfundojë viktimë e vjedhjeve.
Skemat e mashtrimit përllogaritet që të kenë shkaktuar humbje prej 225 milionë dollarë këtë vit, sipas Chainalysis, një kompani me bazë në Nju Jork që analizon të gjitha transaksionet dhe mundëson softuer kundër pastrimit të parave. Në skema të tilla, investitorët janë mashtruar në dërgimin e parave në adresat e internetit duke pretenduar se janë faqet e financimit të ofertave dixhitale që lidhen me teknologjinë “Blockchain” , raporton Bloomberg.
Më shumë se 30 mijë njerëz kanë rënë preh e krimeve kibernetike, duke humbur mesatarisht 7,500 dollarë secili, tregojnë përllogaritjet e Chananalysis.
Është një shumë e madhe parash për një periudhë kohore kaq të shkurtër, thotë Jonathan Levin, bashkëthemelues i Chainalysis, softuerët dhe databaza e të cilit përdoren nga disa prej kompanive më të mëdha të Bitcoin dhe nga agjencitë amerikane të forcimit të ligjit.
“Skemat e mashtrimit dhe mashtruesit kriptomonedhave po ja dalin më së mirë krahasuar me kriminelët e fushave të tjera.”
Në të vërtetë, sasia e madhe e pasurisë që ka rënë pre e kriminelëve kibernetikë po i afrohet humbjeve të shkaktuara nga grabitjet në SHBA gjatë gjithë vitit 2015, që ishte 390 milionë dollarë, sipas statistikave të lëshuara nga Byroja Federale e Hetimeve.
Eteri u rrit me 0.3 për qind në 324.92 dollarë të enjten, sipas të dhënave nga coindesk, ndërsa bitcoin u rrit 0.4 për qind në 4.151,47 dollarë.
Shumica e sulmeve përfshijnë krijimin e faqeve të internetit ose llogarive të mediave sociale nga ku iu kërkohet investitorëve që të paguajnë me kriptomonedhë. Duke përdorur llogarinë e rreme, ata kërkojnë investitorët potencialë që të dërgojnë para në adresën e kriminelit.
Monedhat virtuale kanë hyrë edhe në Shqipëri, kryesisht bitcoin dhe etheri. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar së fundmi se investimi në monedha virtuale nuk ka asnjë garanci, dhe se nuk ka kompani të licencuara për këtë qëllim.
“Në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë”, ka pohuar BSH. /Monitor.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos