Çeçenia është një republikë autonome ruse dhe pa ndonjë ndikim të madh, por udhëheqësi i rajonit Ramzan Kadyrov duket se po gjen “metoda” për t’u bërë i njohur në arenën ndërkombëtare.
Pas deklaratave se në vendin e tij nuk ka asnjë person gay, Kadyrov së fundmi, ka detyruar qindra çifte të ribashkohen pasi janë shkurorëzuar më herët.
Televizioni shtetëror njoftoi 948 çifte u bashkuan, pas urdhrave të Kadyrov për një program të rreptë të “pajtimit familjar”.
Kadyrov e nisi skemën e tij kontraverse në qershor. Në atë kohë, ai tha se fëmijët e rritur nga prindërit e martuar ishin më pak të ndjeshëm ndaj ekstremizmit.
“Duhet t’i zgjojmë njerëzit, të bisedojmë me ta dhe të shpjegojmë, duhet t’i kthejmë gratë që lanë burrat e tyre dhe t’i pajtojnë ato. Kjo është përparësi”, tha ai.
Komisione të posaçme “për harmonizimin e marrëdhënieve martesore dhe familjare” u krijuan me ndihmën e figurave fetare gjatë gjithë verës për të realizuar programin.
Në një intervistë me Grozny TV, Rustam Abazov, drejtor i Departamentit të Çeçenisë për Marrëdhëniet me Organizatat Fetare dhe Shoqërore, tha se bashkëshortët e shkurorëzuar u ftuan në selinë e programit veçmas për takimet me një mullah dhe u kërkohej të ribashkohej me partnerët e tyre.
Ai shtoi se divorcet dhe ndarjet u raportuan tek komisionet përmes një linje telefonike konfidenciale dhe ai vlerësoi Kadryov për programin që ai e quajti një sukses, transmeton oranews.
Udhëheqja e Kadyrovit në Çeçeni, një rajon me shumicë myslimane, është rritur gjithnjë e më shumë, duke u bërë autoritare. I emëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin për të sunduar rajonin autonom, Kadyrov ka punuar për të shtypur kryengritjen islamike në Kaukaz, të cilin Putin e sheh si një arritje të rëndësishme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova