LAJMI I FUNDIT:

Në këtë ishull jetojnë një mijë njerëz edhe pse i ka vetëm dy mijë metra katrorë: Të gjithë janë bashkuar aty për një arsye interesante (Foto/Video)

Në këtë ishull jetojnë një mijë njerëz edhe pse i ka vetëm dy mijë metra katrorë: Të gjithë janë bashkuar aty për një arsye interesante (Foto/Video)

Edhe pse në ishullin afrikan Migingo zyrtarisht jetojnë 131 persona, të dhënat jozyrtare zbulojnë se numri i banorëve është shkon në një mijë – edhe pse ky ishull është vetëm dy mijë metra katrorë.

Ky ishull ka qenë i pabanuar deri në vitet e ’90-ta, deri kur peshkatarët nga Kenia, Dalmas  Tembo dhe George Kibebe shkuan të jetojnë atje, kurse arsyeja pse vendosën të bëhen banorë të këtij ishulli, ishte sasia e madhe e peshkut që arrinin ta peshkonin në atë zonë, transmeton Telegrafi.


Me kalimin e viteve filluan të shkojnë edhe banorë tjerë, kurse lufta për territor në këtë zonë të pasur me peshk kishte filluar. Territori problematik Migingo gjendet në liqenin Victoria në Afrikë, mes Kenisë dhe Ugandës.

Teknikisht, ishulli gjendet në territorin e Kenisë, por autoritetet e Ugandës pretendojnë se kishin peshkuar në territorin e Ugandës. Kjo “mini-luftë” afrikane kishte mbërritur kulmin e saj në vitin 2008, kur Uganda dërgoi ushtrinë në Migingo që të largojnë peshkatarët e Kenisë dhe të marrin kontrollin mbi këtë ishull.

Tensionet sa vinin e rriteshin deri në vitin 2016, kur këto dy vende arritën marrëveshje që të vënë taksa dhe të dërgojnë ushtritë që ta mbrojnë ishullin nga piratët.

Por ajo çfarë është më interesant rreth kësaj historie, është se shumë afër ishullit Migingo gjendet një ishull shumë më i madh, Usingo që është i pabanuar dhe ka të njëjtat resurse natyrore.

Sipas legjendave në ishullin Usingo jetojnë demonët, dhe për këtë arsye peshkatarët frikësohen të jetojnë atje.

Migingo ruhet mirë dhe në asnjë mënyrë piratët nuk mund t’i sulmojnë apo plaçkitin, derisa në ishullin Usingo sulmet janë shumë të shpeshta.

Në Migingo banorët janë të bashkuar, dhe ekzistojnë gjasa të vogla që piratët të sulmojnë këtë grup të vogël. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ia-ofd29SeQ

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori